• |
ide | kryesore

“Mundësitë tona ishin shumë më të mëdha”: Josa i pakënaqur nga prezantimi i Vllaznisë

-Instant, Sport



“Mund të them se mundësitë tona ishin shumë më të mëdha. Ne bëmë një pjesë të parë, që nuk mund të thuash të mirë. Nga pikëpamja e rezultatit ishte në rregull me 0-0, por mund të kishim pësuar”. Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë, nuk është i bindur nga 3-0 me të cilën Universitatea Craiova mposhti shkodranët në raundin e dytë të Conference League, duke i eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 1-4. Tekniku nuk ka kërkuar alibi, madje as në pjesën e parë të mbyllur 0-0, i bindur se kjo skuadër që ka në duar mund të bënte më shumë.

Pas daljes përpara në kërkim të një goli, në disavantazh 1-0, Josa është munduar të shpjegohet: “Them që nuk mund të rrish gjatë gjithë kohës në mbrojtje, pa e problematizuar kundërshtarin në pjesën sulmuese. Mendoj që duhet të kishim një qarkullim më të mirë të topit në mesfushën tonë dhe gjithashtu një gatishmëri më të madhe për të fituar topin e dytë, në momentin që kishim një pikë referimi si Kaina përpara. Në dyluftimet që pati Kaina duhet ta mbështesnim më tepër, për të formuar diçka”, analizoi tekniku pas ndeshjes në Rumani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *