• |
ide | kryesore

“Nuk di si t’i shpjegoj 30’ e fundit, Adeleke s’duhej të tregohej egoist”: Duro justifikohet me mesfushën e improvizuar

-Instant, Sport



“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje. Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit”. Shpëtim Duro tregon gjithë dëshpërimin e tij për humbjen e pamenduar 1-4 kundër Petrocub në Elbasan Arena, pasi kishte barazuar pa gola në Moldavi. Tekniku është i zhgënjyer nga shthurja e skuadrës në gjysëm orën e fundit të takimit, por nuk harron të shigjetojë edhe Akiniemin për mundësinë e humbur për të bërë 2-0 në të 47’ i vetëm me portierin: “Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë në fatin e një takimi”.

Duro më pas u justifikua me mungesën e mesfushorëve të tij të zakonshëm dhe faktin që në këtë repart kurbinasit do të ndryshojë, pasi të vijnë në formë Babatunde dhe polaku Borysiuk: “Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *