• |
ide | kryesore

Pallati 7 katësh pa leje, gjykata refuzon të lirojë nga qelia ish-drejtoreshën e IMT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Sarandës refuzoi të lirojë nga qelia Romina Pulaj, ish-drejtoreshën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të bashkisë së këtij qyteti.

Pulaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi akuzohet se lejoi ndërtimin e një pallati 7 katësh në qytetin e Sarandës. Dy ditë më parë, ajo ju drejtua gjykatës së Sarandës me argumentin se kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “Arrest shtëpie” duke bazuar kërkesën e saj në gjëndjen jo të mirë shëndetësore.

Romina Pulaj, u arrestua më 22 shkurtit 2022, ndërsa biznesmeni Pando Papuçi është larguar duke ju fshehur policisë dhe ende deri tani nuk është arrestuar. Në kërkim është dhe inspektori i INUV Sarandë, Martin Arapi dhe Nertion Jano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *