• |
ide | kryesore

Sherri në Elbasan, policia në aksion për zbardhjen e ngjarjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Një konflikt mes adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Në njoftim thuhet se një person është rrëmbyer.

“Rreth orës 22:20, policia është njoftuar se në afërsi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit. Në konflikt e sipër sipas të dhënave të dërguara në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij”, njofton policia.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk është konfirmohet marrja e të riut pa dëshirë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *