• |
ide | kryesore

FOTO/ Piratët kibernetikë nxjerrin të dhënat e iranianëve të strehuar në Manzë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vijon publikimi online i dokumenteve që mesa duket janë marrë nga faqja e e-Albania gjatë sulmit kibernetit të pak ditëve më parë. Faqja “Drejtësi për atdheun” ka nxjerrë së fundmi të tjera dokumente personale që u përkasin disa shtetasve iranianë që qëndrojnë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Bashkë me publikimin është shpërndarë edhe një mesazh në anglisht që duket se është shkruar një person që nuk ka njohuri të mira të kësaj gjuhe pasi ka gabime të shumta drejtshkrimore.

Pak a shumë në këtë mesazh thuhet: “Pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë?

Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësorë me një histori të tmerrshme terrori dhe atentatesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni”.

Hakerat kanë publikuar disa karta shëndeti të lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare si dhe dokumenteve të lejes së qëndrimit të lëshuara nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit. Dokumentet janë publikuar më poshtë, por lapsi.al ka fshehur identitetin e tyre. 

Duket se ata që i kanë publikuar të dhënat janë kundërshtarë të muxhahedinëve dhe mbështesin linjën zyrtare të Iranit. Në krahun tjetër autoritetet shqiptare vijojnë të këmbëngulin se të dhënat e shqiptarëve nuk janë cenuar. Edhe këtë të premte drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj foli me garanci se të dhënat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.

Në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe një prej ekspertëve të huaj që punuan për rikthimin në punë të E-Albania, Karçanaj tha se vetëm pak shërbime kanë mbetur pa u rikthyer në punë.

“Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to” tha Karçanaj.

Ndërkohë Balluku ka folur në terma më të përgjithshëm, për djem dhe vajza që kanë luftuar me armikun luftën kibernetike.

“Gjej rastin që ti falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që kanë kontribuar… që sot edhe për shkak të kësaj eksperience janë padyshim më sensitiv se kurrë ndaj një lufte me të cilën do të fillojmë të mësohemi” u shpreh Balluku.

Por retorika e luftës dhe falenderimet ndaj ekspertëve nuk e fshehin dot dështimin që pësoi sistemi kibernetik përballë sulmit nga jashtë. Së pari është vjedhja e të dhënave, siç po faktohet dita ditës nga publikimi në faqen e internetit dhe së dyti paralizimi i të gjitha shërbimeve shtetërore, që dëmtuan mijëra qytetarë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka prokuruar gati 18 milionë euro brenda pak muajsh për përmirësime shërbimesh elektronike. Në Maj hapi një tender rreth 3 milionë euro për përmirësimin e sistemit të gjobave të Policisë Rrugore, një tjetër me 960 mijë euro të hapur për përmirësimin e sistemit të regjistrimit të targave të huaja, ndërsa në fund të prillit dha rreth 600 milionë lekë për mirëmbajtjen e 209 shërbimeve elektronike në portalin “e-Albania”.

Rënies së sistemit në sulmin e parë, qeveria ka vendosur t’i japë përgjigjen e zakonshme; propagandë, propagandë, propagandë.



23 Comments

  1. Te sakte fare keta hakerat dhe me siguri jane shqiptar. Pergjegjese eshte e gjithe politika, sidomos Berisha, Rama dhe Majko. Na kane kthyer ne nje koloni te rendomte pa sovranitet.

    1. O shoku nuk jane shqiptare hic, por iraniane. Pse ka nevoje Irani te paguaje hakera shqiptare(ku do nxirrej pastaj dhe sekreti i aksionit) kur ata jane mjeshtar vete ne kete fushe? Pse u be pak dite pasi u cmontua celula e sherbimee sekrete iraniane ne Shqiperi? Pse u publikuan,nga keta hakera,emrat e kunderershtareve te regjimit te Iranit(pra te ketyre ne Manze)? Pse, nqs jane shqiptare hakerat, kane nevoje qe mesazhin ta japin ne gjuhe tjeter dhe jo shqip? Nuk do guxonte asnje qeveri shqiptare ta dinte qe hakerat jane shqiptare(nqs do ishin sic aludojne disa) dhe te thote po luftojme hakerat e dy shteteve me ndihmen e NATOs, se sdo lejonte NATO te keqperdorej autoriteti i tyre per pasaktesira.Pra absolutisht jane iraniane,ne bashkpunim ndoshta me ruset. Lere mos u ngaterro me ate faqen qe kane kriju “Drejtësi për atdheun”, per te heq gjurmet.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC EDI RAMES DHE REXHEP ERDOGANIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE EDI RAMES

  3. “Nuk ka njohuri te anglishtes se ka shume gabime drejtshkrimore”- thote gazetari per kete hacker-in. Kam pershtypjen se gazetari e ka ndaluar mesimin e anglishtes tek Essential 1😂 se hacker-i ska asnje gabim drejtshkrimor ne ate mesazh ne screenshot. Nejse, e-albania duket qe eshte top qe kur aksesohet nga patronazhistet🤪

    1. Fiks :)))))))
      Une them do e ket hutu ajo “nonchalant” …po ska gje se tashi marrin ne cel Shkullakun edhe si poliglot qe esht i qeteson

  4. Pra, SHBA leshon lajmin per “rrezik” ndaj “te arratisurve” iranian ne Manze…. dhe pastaj “piratet” sulmojne platformen shteterore “online”; E “bllokon” per tre dite e net gjersa e “cliron” fort skuadra “nderkombetare” Cyber me ne krye General zhgarravinen; Ndonese armiku “zbythet” pa bere asnje “dem”, ashtu si pakuptuar “Top Qenelli” zbulon ne nje site me prapashtese “.ru” qe “do pirate” na paskan vjedhe ….dhe na nxef gjoja CyberGjeneralne! Ndersa kryepatronazhistja digitale sot thote se asgje nuk ka humbur, me tjetren ane kjo “.ru” ben namin me do letra ne Manze!!! Hajde estrade Ballshi i qafte koke e kembe!!!

    1. Sapo fitova edhe nje bast qe Karlo do publikoje variantin e dyte te Estrades se Ballshit qe e lidh “piratin” me “korrupsionin” qe na lefton i deklasuari ..!!! Sa e ktheva nga shqiptarja, bap ia kishte bere “eksluzivja” qe pas rrezikut ndaj iranianeve ne Manze na qenka “armiku” non grata Sale! Te kete lajthitur valle deri ne kete derexhe inteligjenca demode ne SHBA????

  5. Hahaha cte shkrin kjo Estrada e Ballshit me “Karlo eksluzivja” qe pas rrezikut “cybertronic” na qenka “armiku” non grat Sale! Mire ne Tirane  po te kete lajthitur ne kete derexhe valle “inteligent servisi” nga ingliz e italane gjer ne SHBA????

    Si ne qiell te hapur, Hambasada e leshon kushtrimin per “rrezik” ndaj “te arratisurve” iranian ne Manze! Dhe me vertik pastaj sulmojme “piratet” platformen shteterore “online”;  Tre dite e net sgjejme derman gjersa na “cliron” Cyberskuadra “nderkombetare” me ne krye Ramen Gjeneral!

    U “zbyth” armiku pa bere asnje “dam”, pamvarsisht te “lehurave” nga “Top Qenelli” apo media me zuzar Irfane! Qe na “zbuluan” nje “site te fshehte” me prapashtese “.ru” qe “do pirate” na paskan vjedhe digjital-vatane, dhe para kohe ma prisj prrallen me gjoja CyberGjeneralne!

    Ndersa kryepatronazhistja digitale ben be e rrufe gje se ka humbur, me aksham kjo “.ru” ben namin me do letra ne Manze!!!

    Kapakun ia ve Sulua…me falni, Karlua me bombne se “pertej” fjaleve “korrupsion” domosdo Sala e ka bere davane! Partia Mavi dhe Organet mrena dhe jashte e gjeten “armikun” qe qenka poliagjent ruso-iranian!!! O burra o Arben FBI-ja leshoji taborret, mblidh provat si ne kohe te Enverit axhe mu dhe ma arresto Salne!
    Po tani cdo te thoje Gjenerali valle???

    Hajde estrade Ballshi i qafte koke e kambe!!!

  6. autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu si homologët e tyre amerikanë, besojnë se zoti Berisha është një forcë përçarëse në politikën shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal. Ky vlerësim i zotit Berisha është thelluar që nga viti 2019 kur qasja e Partisë Demokratike u bë më konfrontuese me dorëheqjen e ligjvënësve të saj nga Parlamenti dhe bojkotimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pjesa më e madhe e fajit për këtë iu kushtua zotit Berisha, i cili shihej si “pushteti pas fronit” brenda PD-së Hakera qe financohen nga dyshja kriminale e mafioze salih metaj nje dyshe agjentesh serbo rus Bisturia dhe mundsi qe disa shpellkare i mbrosjne,rrace spiunesh qe mbrojne spiunet me dokumenta dhe jo shpifje

  7. Sipas Berishës ata janë Syl Luzha dhe Hasan Dushi, të cilët janë goditur me snajper dhe i kanë tërhequr brenda komisariatit.

    “Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre, Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës. Dua të ju bëj thirrje qytetarëve të Bajram Currit të ruajnë gjakftohtësinë sepse vrasësi i tyre është Ilir Meta.

    1. Ska “fajin e ka Saliu” dhe pas 9 vitesh vjedhje alla Arben Ahmteshe dhe Ramazan Kristaqi o te shkerdhefsha robt!

    1. në fakt, këtu duket se synon lëvizja ndërkombëtare që nisi një vit më parë nga Uashingtoni për Sali Berishën për ta ndëshkuar atë, që u përforcua pak kohë më parë nga qeveria e Britanisë së Madhe. Një sinjal i qartë politik që e kanë izoluar totalisht atë, por edhe kolegun e tij politik Ilir Meta, sidomos pasi ka lënë presidencën.O shpellkar salihu agjent spiun kriminel vrases ti thua fajin nuk e ka salihu,ti nje spiun i vogel malok qe keshtu linde ha mut salihu per dite

  8. “Bërtet hajduti kapeni hajdutin!”, mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha. Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek.
    Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M

  9. Po le të mbrohet vetë Meta, ta mbrojnë ata sugurimsat dhe xhelatët që dekoroi.

    E ka shumë të thjeshtë: Të marrë e të publikojë dosjen, po është i pastër, dhe çështja mbyllet.

    Pse duhet të dalin viktimat e krimeve të komunizmit e të mbrojnë xhelatët ?!

    Gjithë jetën do ti përdorë Sigurimi dhe komunistët këta ?!

    Përdorimi i dosjeve të Sigurimit sot ,është arsyeja më e madhe pse ato duhet të hapen e të publikohen për të gjithë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *