Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe pas mbylljes së hetimeve për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre nga SPAK, është shpallur sot fajtor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në një seancë gjyqësore maratonë që zgjati përreth 6 orë.
GJKKO ka rrëzuar akuzat për abuzim me tenderat por ka lënë në fuqi akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste, duke e dënuar Tushen me 3 vite 8 muaj burgim.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ish-kryebashkiakut është reduktuar në 2 vite e 4 muaj ndërsa iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Gjykata tha se Tushe shpërdoroi detyrën për shkak se lejoi një ndërtim pa leje në qytet, ndërsa abuzoi edhe me fondet e karburantit të bashkisë që ai drejtoi për më shumë se një mandat.
Ndërkohë, ish-nënkryetari i bashkisë Gentian Nushi, u dënua me 2 vite e gjashtë muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera publike. Dënimi iu reduktua ne 1 vit e tetë muaj ndërsa për 5 vite s’mund të ushtrojë funksione publike.
Gjithashtu, gjykata dha dënime të lehta për 17 zyrtarë dhe biznesmenë që u gjykuan në një proces me ish-kryebashkiakun.
Fatos Tushe u arrestua korrikun e kaluar me dyshimin se favorizoi një kompani për të fituar një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.
LISTA E ISH-ZYRTARËVE TË DËNUAR:
Flamur Peqini – dënuar me 3 vite burg / do të kryejë 2 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Gentian Nushi – dënuar me 2 vite e 6 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 8 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Blerat Turku – dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Ilva Billo – dënuar me 1vit e 6 muaj burg / do të kryejë 1 vit burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Leonard Sefa – dënuar me 2 vite e 3 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Bardhi Mëhilli – dënuar me 2 vite e 3 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Xhemal Hasku – dënuar me 2 vite burg / do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Margarita Gjermeni – dënuar me 2 vite burg / do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Gazmend Cela – dënuar me 2 vite e 6 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 8 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Ky palla e shkaise nuk i vinte fre gojes dhe fliste ne telefon lare e pa lare dhe nuk e dinte se pergjohej .
Tani per ca fjale kundra palloshit i kushtuan bashkise lushnje 20 vjet burg .
Po palloshi qe ka grabit me kom e duar me inceneratoret sa duhet denuar?
ketij i paska fol bytha para gojes , mir qe i ka fol por i ka fol kunder “mbretit hajdut”
Po ky nuk qenka denuar per tenderin ne fjale por per ndertim pa leje dhe naften e nipit . Hajde rrumpallhane hajde . Kuptohet kollaj se kete kan dash me e denu dhe jo se paska abuzu me tendera .
Po qe keshtu atehere denoni te gjithe kryetaret e bashkive . Eshte shume e thjeshte per ti kap gafil .
Shikoni google earth nga 2015 deri sot e do shikoni se eshte bere baterdia ne ndertime pa leje , ose me sakt me lejen e kryetareve te bashkive , drejtoret e INUK-ut dhe shefave te komisariateve te qyteteve perkatese . Klan mafioz i drejtuar nga elita shteterore .
vari k