• |
ide | kryesore

Hapen aplikimet për në universitet, maturantë afat deri në datën 3 gusht

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga data 29 korrik deri më 3 gusht maturantët do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen e tyre për universitete përmes portalit U-Albania.

Maturantët do të kenë mundësi për përzgjedhjen e degëve që duan të ndjekin për arsimin e lartë.

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Evis Kushi i bën thirrje studentëve që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre si dhe të konsultohen me prindërit e mësuessit për degën që duan të zgjedhin.

“Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti,” – shkruan ministrja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *