• |
ide | kryesore

Lihet në fuqi vendimi i KPK, KPA shkarkon prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili. Xhelili ishte i shkarkuar nga KPK-ja me arsyetimin se nuk justifikonte dy prona, ndërkohë që ai e ankimoi vendimin në Kolegj.

Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.  Komisioni pa se kishte mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën e vetting-ut, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *