• |
ide | kryesore

“Luftojmë kundër superfuqive, e respektoj”: Conte mbyll ‘luftën’ me Mourinhon para sfidës me Romën

-Instant, Sport



Tottenham-Roma do të thotë mbi të gjitha rindërtimi i një prej rivaliteteve më të nxehta mes trajnerëve: nga njëra anë Antonio Conte, nga ana tjetër Josè Mourinho. Gjatë qëndrimit në Angli, të dy i dhanë jetë grindjeve më të ndezura në pankinat e Chelsea dhe United. Nga “klloun” te “burrë i vogël”, nga zona teknike tek ajo e shtypit, dy teknikët i kanë thënë gjithcka njëri-tjetrit. Megjithatë, në prag të ndeshjes miqësore në Haifa, Antonio Conte dëshiron të zbehë konfliktin dhe të mbyllë luftën: “Tani kemi një marrëdhënie respekti të ndërsjellë, historia e futbollit ka treguar se çfarë jemi. Megjithatë, në të kaluarën, si ai dhe unë kemi pasur probleme edhe me trajnerët e tjerë. Ne kemi vlerësimin më të lartë për njëri-tjetrin. E nesër do ta përshëndes në mënyrë normale”. E në lidhje me Conference League:” Më vjen mirë që e fitoi Roma”.

Mosmarrëveshjet mes Conte dhe Mou datojnë në vitin 2016, kur ky i fundit nuk i kapërceu dot festimet plateale të italianit dhe e thumboi me fjalët “ata trajnerë që bëjnë si kllounë në anë të fushës”. Përgjigja e Conte ishte e menjëhershme: tekniku i atëhershëm i Blues ngacmoi Special One duke i atribuar “demencën senile”. Mou nuk mund të mos e shtonte dozën e konfliktit: “Nuk kam nevojë të më kujtoj ai se kam bërë gabime dhe se do të bëj të tjera. Por mund të them që nuk do të skualifikohem kurrë për baste në futboll”. Fjala e fundit i takoi Contes, i cili e akuzoi se kishte mbetur një “burrë i vogël”.

Sot, megjithatë, Conte dëshiron të sistemojë gjërat. “Roma dhe ne kemi të njëjtin synim: të kundërshtojmë superfuqitë që sundojnë në Angli dhe Itali. Të dy po punojmë mirë dhe për këtë arsye mund të jetë një krahasim i mirë. Ne duhet të merremi me Manchester City, Liverpool, Arsenal, Manchester United, ndërsa verdhekuqtë me skuadra të rëndësishme si Interi, Milani dhe Juve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *