• |
ide | kryesore

Media spanjolle zbërthen mafian shqiptare të kokainës në Ekuador (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekuadori është kthyer në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë.

Në Ekuador ushtrojnë veprimtari kriminale tre nga organizatat më të mëdha kriminale ndërkombëtare, të sepcializuara në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sigurisht mes tre bandave të mëdha të drogës nuk kishte si të mungonte banda shqiptare.

E para është banda e quajtur “Sinaloa Cartel”, e cila operon në Ekuador që prej vitit 2009.

I dyti është karteli i gjeneratës së “Re Jalisco”.

Ndërsa vendin e tretë e zë mafia shqiptare, e cila sipas medieve të huaja ka nisur aktivitetin e saj kriminal në Ekuador në vitin 2014, raporton media spanjolle.

Kjo bandë bashkëpunon me mafien e ashtuquajtur “R7”.

Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, bandat luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.

Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.

Shumica e dërgesave nga këto provinca transportohen në SHBA dhe Evropë.

https://youtu.be/gEEtHtKhfhA



2 Comments

  1. shikoni Narcos e do kuptoni karlliqet qe jan shkruar ne kete artikull. Sinaloa dhe Jalisco jan 2 kartele te Meksises e jo te Ekuadorit. Marrin drogen ne Kolumbi e Ekuador por sjan ato kartelet e Ekuadorit. Eshte totalisht e pamundur qe mafja shqiptare te kete kartel ne Ekuador, plotesisht e pamundur! Shqiptaret kryjne transportin per ne europe e lene ne Ekuador pengje derisa kalimi i droges te kaloje me sukses ne portet e Europes. Te gjith keta qe vriten ne Ekuador, vriten per mallin e humbur (kapur nga policia) ne transportet e shkuara keq.

    1. E ke kuptuar gabim.Ne lajm thuhet se Sinaloa dhe Jalisco veprojne ne territorin e Ekuadorit dhe jo se jan banda Ekuadoriane.Pastaj eshte e natyrshme qe veprojne ne Ekuador sepse Meksika nuk prodhon kokaine dhe e marrin nga vendet e tjera qe e prodhojne, Bolivia,Peru, Kolumbia dhe Ekuador ndodhet vend transit ndermjet ketyre shteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *