• |
ide | kryesore

“Mund të ketë dy mbretër”: Abraham mirëpret Dybalan te Roma, me një paralajmërim

-Instant, Sport



Brenda pak muajsh, ambiciet e Romës janë ngjitur në qiell: nga triumfi në Tiranë në Conference League e deri tek ardhja e Dybalas, steka është ngritur gjithnjë e më shumë dhe tashmë ka nga ata që përfshijnë verdhekuqtë ndër pretendentët për kampionatin e ardhshëm. Këtu bën pjesë edhe Tammy Abraham, i cila nuk i fsheh ambiciet e ekipit. “Është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Sa për mua, nëse do të thoja që nuk po synoj të fitoj titullin, do të thosha një gënjeshtër… E dua unë, e dëshiron skuadra. Por për ta arritur duhet që të gjithë të japim maksimumin e potencialit tonë. Pastaj do të bëjmë llogaritë: fitova vitin e kaluar, siç shpresoja, e dua të vazhdoj të fitoj”, tha ai për Corsport.

Megjithatë, objektivi më real është kthimi në turneun e Champions: “Sigurisht. Ne duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar dhe të kthehemi në katër të parët. Duhet të jetë një objektiv”. Sigurisht, me një Dybala më shumë, gjithçka duket më e lehtë. “Është një privilegj për ne që të kemi një lojtar të këtij niveli në skuadër. Kjo do të thotë shumë për tifozët dhe do të thotë shumë për ne, që po ndërtojmë një projekt teknik të profilit të lartë”, shtoi ai. Rivaliteti me Joyan? “Joooo. Mund të ketë dy mbretër”. Objektivi personal? “Të shënoj një gol më shumë se një vit më parë”.

Në lidhje me të ardhmen: “Nuk e kam me nxitim të kthehem në Premier League sepse këtu mund të shpreh mënyrën time të lojës. Në Itali ndihem i lumtur në çdo aspekt. Nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen. Përqendrohem ekskluzivisht në sezonin që do të fillojë, sepse dua të jetë edhe më shpërblyes se i pari që kam përjetuar në Itali”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *