• |
ide | kryesore

Nën akuzë për fshehje pasurie, shtyhet seanca për anëtaren e KPK-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Etleda Çiftja, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK-së), është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Prokurori i çështjes, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Çiftjes, e cila akuzohet për fshehje pasurie.

Ndërkohë avokati i Etleda Çiftes deklaroi se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështje ishte nëpërmjet gjykimit të shkurtuar. Seanca e rradhës është përcaktuar për t’u mbajtur në datën 12 shtator.

“Në seancën e kaluar prokurori i çështjes kërkoi që pretendimet e saj të jepeshin në shtator. Sot prokurori i çështjes ka sjellë një kërkesë që të shtyhet seanca ndaj klientes time. Duhet të bëhej gjykimi me urgjencë i kësaj çështje, nuk mund të pritet deri në shtator. Nëse ka apo jo konflikt interesi, atë nuk e cakton Etleda Çiftja”– u shpreh mes të tjerash, avokati mbrojtës i anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit



2 Comments

  1. Kjo që duhet të kontrollonte të tjerët paska fshehur paratë e veta.
    Kontrollojeni mirë se ndoshta i ka futur në brekë.

  2. E shikoni se nga kush eshte bere vetingu? Ujqit jane vene barinj dhe ne themi pse tufa zvogelohet dhe tenton te largohet sa me larg te jete e mundur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *