• |
ide | kryesore

“Po nuk folën për mua, nuk bëjnë para”: Ronaldo shpërthen kundër gazetarëve

-Instant, Sport



Zërat për të ardhmen e tij kanë ndjekur njëri-tjetrin prej ditësh, vullneti për t’u larguar nga Manchester United nuk është më sekret, por ofertat janë të pakta, me Napolin dhe rikthimin te Sporting Lisbona që duken dy zgjidhjet e vetme të mundshme. Një mori thashethemesh që e kanë lodhur Cristiano Ronaldon i cili me një postim, në një ‘fan page’ në Instagram ka sulmuar gazetarët: “Është e pamundur të mos flasin për mua për një ditë, përndryshe shtypi nuk do të bënte para. Nëse nuk gënjejnë nuk munden të tërheqin vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni kështu, ndoshta një ditë do të keni lajmin e duhur”.

CR7 dëshiron të luajë në Champions League me çdo kusht dhe për këtë arsye dëshiron t’i thotë lamtumirë United, që megjithatë vazhdon të kërkojë që të respektojë kontratën që skadon në vitin 2023. Pasi perëndoi hipoteza Atletico Madrid, me tifozët Colchoneros që manifestuan publikisht të gjithë pakënaqësinë e tyre për operacionin (emoticon e fytyrës që qesh, ishte përgjigja e tij në llogarinë cr7madridy), fenomenit portugez i mbeten vetëm dy mundësi të tjera: Napoli ose një rikthim i bujshëm te Sporting Lisbona ku filloi legjenda e tij. Negociatat nuk janë të thjeshta, edhe për rrogën shumë të lartë që merr CR7: për të finalizuar transferimin, shkurtimi i pagës duhet të jetë shumë më i madh se 25%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *