• |
ide | kryesore

Pushkë e municion luftarak në shtëpi, bie në pranga një person në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar në Elbasan pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje,” njofton policia.

Në përfundim të kontrollit policia sekuestroi armën dhe sasinë e fishekëve në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *