• |
ide | kryesore

Qeveria: Mbi 98% e shërbimeve online janë sërish funksionale, asnjë e dhënë nuk është fshirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e AKSHI-t Linda Karçanaj ka deklaruar në konferencën për mediat se 98% e shërbimeve online janë rikthyer në funksion pas sulmit kibernetik që pësuan faqet qeveritare pak ditë më parë.

Ajo tha se asnjë e dhënë nuk është fshirë ndërsa theksoi se ishin dy lloje sulmesh.

“Administrata publike i është rikthyer normalitetit dhe procesit të punës hap pas hapi. Është izoluar aktiviteti keqdashës. ASHI po punon me partnerët e Microsoftit.

Ky sulm nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Ishin dy lloje sulmesh. Aktiviteti i parë ishte një lloj Rowsomewhere që ka për qëllim marrjen e të dhënave kundrejt një pagese.

Por në këtë rast ishte për të larguar vëmendjen nga qëllimi i vërtetë të sulmit për fshirjen e të dhënave. Nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online.

Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion brenda 12 orësh. DPSHTRR po ashtu, drejtoria e Doganave, Fondi me recetën elektronike. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Katër ditë pas sulmit E-Albania u kthye në shërbim për një pjesë të shërbimeve”, deklaroi ajo.



8 Comments

  1. Mbi 98 e???/
    Dmth edhe 105 % apo 120%…. mbase
    Si ne kohen e Udheheqesit Kim Enver Un!

    Sa armiq dashakeqes….
    Na e myten armiqte, Partine!

  2. Problemi i fshirjes se te dhenave nuk eshte shume i rende se dihet qe cdo nate behet kopje e te dhenave te perpunuara ate dite ne nje disk te jashtem. Pra edhe po u fshine , ju gjehet dermani .
    Problemi eshte kopijimi i te dhenave dhe shantazhimi me to i personave te caktuar.

    1. Ketu problem eshte gjithçka , nese do ishin te dhenat do ja benim hallall por ketu gjithçka shkon mbrapsht o shoku . ketu nuk dine ke te kapesh e ke te leshe se te ngel ne dore . ne kete gjendje e kane katandisur kete vend seki i kurvave mavi

  3. Problemi që ka Sali Berisha nuk është Genta Sula, por fakti që Ilir Meta dyshon më shumë tek Sali Berisha se sa tek Genta Sula. Dhe për t’iu përgjëruar Ilir Metës për besnikëri ndaj tij, po bën si i fortë duke shantazhuar Autoritetin e Dosjeve. Dhe nuk ka faj, se ky e ka mbajtur mbi tavolinë dosjen e Ilir Metës.

    E vetmja gjë që duhet të bëjë Berisha, është të kërkojë që autoriteti të hetoj për vjehrrën e tij Milica Rama dhe gruan e tij Liri Berisha nëse kanë pasur bashkëpunime me Sigurimin e Shtetit. Kështu në radhë të parë çlirohet për vete. Pastaj të kërkojë dhe për dosjen e vëllait të tij se mos e ka prerë ne besë I.Shehu dhe nuk ja ka zhdukur. Kështu çliron dhe fisin. Për vete s’ka nevojë se dëmi është bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *