• |
ide | kryesore

Separatistët rusë: Bombardimet nga Kievi vranë 40 të burgosur ukrainas në rajonin e Donetsk

-Instant, Arkiva, Planet



Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thanë se të paktën 40 të burgosur ukrainas të luftës të kapur gjatë luftimeve për qytetin e Mariupolit, janë vrarë nga bombardimet e ushtrisë ukrainase.

Daniil Bezsonov, një zëdhënës i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut, tha se të paktën 40 të burgosur lufte u vranë dhe 130 u plagosën të premten kur bombardimet ukrainase goditën një burg në qytetin Olenivka.

Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase për këto raportime.
Trupat ukrainase u kapën rob pas luftimeve të ashpra për portin e Mariupolit në Detin Azov të Ukrainës. Ata ishin strehuar në fabrikën gjigante të çelikut Azovstal për muaj të tërë.

Regjimenti Azov dhe njësi të tjera ukrainase mbrojtën fabrikën e çelikut për gati tre muaj, duke u strehuar në tunelet e saj nëntokësore. Ata u dorëzuan në muajin maj nën sulmet e pamëshirshme ruse nga toka, deti dhe ajri.

Dhjetëra ushtarë ukrainas u dërguan më pas në burgje në zonat e kontrolluara nga Rusia si rajoni Donetsk, një zonë e shkëputur në Ukrainën lindore e cila drejtohet nga autoritetet separatiste të mbështetura nga Rusia./VOA/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *