• |
ide | kryesore

Sherri mes Juric e Vagnati është nxjerrë në publik nga skuadra: autori i videos ka qenë një lojtar

-Instant, Sport



Kanë kaluar dy ditë që nga publikimi i videos së sherrit mes Juric dhe Vagnatit, por Torino vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pamjet e asaj grindje lanë shumë pyetje pa përgjigje: cilat do të jenë pasojat? Kush e ka fajin për gjithë atë tension? Por mbi të gjitha, kush është autori i asaj videoje dhe i përhapjes së saj? Pas disa hetimeve, La Stampa, u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje të fundit. Autorët e filmimeve duket se janë dy lojtarë granata, të akomoduar në dhomën që ka pamje nga parkingu. Me pak fjalë, një marifet i skuadrës, një video e destinuar për bisedën e dhomave të zhveshjes, por që përfundoi në internet. Por si kaloi nga grupi i limituar i lojtarëve të Torinos në përhapjen publike?

Hoteli, vendi i “krimit”, është KuHotel: tre kate me pamje nga parkingu, në të cilën është edhe dhoma e filmimit të fshehtë. Një dhomë dyshe e caktuar për dy lojtarë të ekipit të parë, e ndarë me një mur (ai që përdoret si strehë gjatë xhirimit të videos) nga një dhomë tjetër, gjithmonë dyshe, ku janë akomoduar dy lojtarë të tjerë granata, si, në fund të fundit, i gjithë kati i hotelit.

Autori, që ka dashur të jetë anonim, është identifikuar brenda pak orësh pasi çështja u mësua. Kështu që nuk bëhet fjalë për asnjë anëtar të stafit, asnjë komponent teknik, por pjesë e ekipit. Përveç “kamaramanit”, megjithatë, ka edhe një tjetër fajtor që duhet identifikuar. Në fakt, sapo e morën videon në bisedën në grup, dikush e përhapi atë jashtë zonës së sigurtë.

Hetime të tjera, lexohet në La Stampa, janë duke u zhvilluar, por nuk do të jetë e lehtë t’i dalësh në krye në një situatë heshtje ekstreme. Autori është zbuluar, por nuk dihet personi përgjegjës për shpërndarjen e videos përtej grupit granata. Grupi i të pakënaqurve duket se është mjaft i madh, ndoshta ka qenë ndonjë lojtar që është mërzitur sepse nuk luan, apo nuk gjen një rrugë të re në merkato? Ndoshta ishte thjesht një mundësi e mirë për të bërë disa “thashetheme”, ndoshta pa llogaritur pasojat e pashmangshme! Torino nesër do të fluturojë për në Nice për testin e fundit të verës: kështu që ndoshta është më mirë ta lërë çështjen pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *