• |
ide | kryesore

SPAK liron ekuipazhin e anijes së qymyrit ku u gjet 59 kg kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka liruar ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia ku u sekuestrua 59 kg kokainë brenda qymyrit. Ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas tashmë mund të largohet nga vendi ynë ku mbahej i bllokuar prej 16 majit.

Ishte Shoqëria “MS Unistream & CO.KG” që disa javë më parë, kërkoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK. Qymyri ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.

Anija e mallrave ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim.

Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet droga. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *