• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm në Pogradec. Policia njoftoi se i riu me iniciale S. H. drejtonte mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe u kishte marrë emigrantëve 5000 euro secili për kalim në vendet e BE-së.

Në operacion policor të koduar “Perimetri 186” u bë e mundur arrestimi i 26-vjeçarit dhe po punohet për për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *