• |
ide | kryesore

Tre vjet martesë e përsëri divorc, Lavezzi e Natalia nuk janë më bashkë: “Të shumta tradhëtitë e tij”

-Instant, Sport



Pocho Lavezzi dhe Natalia Borges janë ndarë pas një lidhje që zgjati gati tre vjet (plot ulje dhe ngritje dhe me disa situata të komplikuara). Lajmin e ka bërë të ditur programi argjentinas Telefe, që ka bërë humor me faktin se ish-futbollistit i pëlqejnë shumë femrat. “Por pse u ndanë?”. Gazetari Pecoraro sqaroi: “Sepse ajo nuk duronte dot më, nuk i toleroi më pabesitë e tij. Po ju them më shumë, kam tre chat që nuk do t’i tregoj sepse do zbuloja femrat të cilave u shkruante Pocho”.

Kjo ndarje nuk është e para e çiftit. E ndërsa Pocho i ka ende fotot e tyre të një çifti të dashuruara në profilin e tij në Instagram, nga profili i modeles braziliane ato imazhe romantike janë zhdukur të gjitha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *