• |
ide | kryesore

Turisti humb kontrollin e motorit në rrugët e Fierit, përfundon në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një turist nga Hungaria  është aksidentuar në një rrugë në qytetin e Fierit, pasi ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte.

Për pasojë 64-vjeçari  është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

“S., 64 vjeç, banues në Hungari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar 64-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *