• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fermeri “hero” që fiku zjarrin me traktor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat britanike kanë publikuar pamjet e momentit kur një fermer i guximshëm luftoi me flakët në një fushë në jug të Londrës, pasi zjarri kërcënonte të prekte shtëpitë aty pranë.

Traktoristi ende i paidentifikuar e mori situatën në dorë pasi pa banorët që po përdornin bluzat e tyre për të shuar flakët në West Wickham, Bromley pasditen e së premtes.

Pamjet e xhiruara nga një helikopter i Sky News tregojnë disa burra që heqin rrobat në një përpjekje të dëshpëruar për të shuar zjarrin. Në pamje duket më pas shoferi i traktorit që kalon në zonën e rrezikut. Duke përdorur mjetin ai shuan zjarrin duke i kursyer pronarit të tij mijëra paund. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *