• |
ide | kryesore

VIDEO VIRALE/ Edhe qeni i trafikantëve të drogës shtrihet në tokë kur hyn policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka bërë xhiron e mediave botërore momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge u shtri në tokë përkrah kriminelëve në momentin që ata u arrestuan në Brazil gjatë zbulimit të një depoje droge.

Policët arrestuan 3 burra në një fermë në Hortolandia, të shtetit Sao Paulo, të enjten. Pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë në dysheme me fytyrë poshtë dhe me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine.

Me ta edhe qeni i racës Rottweiler vendosi të dorëzohej gjithashtu duke u shtrirë pranë 3 të dyshuarve.

Oficerët sekuestruan 1176 pako që përmbanin 1.1 ton marihuanë. Policia kishte monitoruar pronën dhe ndërhyri kur po bëhej dorëzimi. Gjithsesi qeni i është lënë pronares së tokës pranë shtëpisë pasi policia tha se ajo nuk është e përfshirë në trafik droge.

Policët thanë se do të kthehen në fermë për të kontrolluar qenin Rottweiler dhe 2 të tjerë për të parë nëse duhet të merren nga shërbimet e mbrojtjes së kafshëve. ©LAPSI.al

Narcotics cops arrested three men on a ranch in Hortolandia, Sao Paulo state, on Thursday and footage of the raid shows them lying face-down on the floor with their hands cuffed behind their backs Pablo EscoBARK: The gang's massive Rottweiler decided to surrender too and flopped down beside the three suspects The officers seized 1,176 bricks containing 1.1 tonnes of marijuana from the property According to Narcotics Police, the drugs had been shipped to the house in Hortolandia from Campo Grande, Mato Grosso do Sul state

 



5 Comments

  1. atje te bindet edhe qeni sepse e dine qe polici eshte polic , kurse ketu ndodh e kunderta se qeni eshte i policeve ose me sakt trafikanteve te vertete

  2. Me komunistet ka dhisma , ne kohen e nanos qeni u hodh nga kati i trete sapo kishta kapur dhjetra kile droge te rende . U hodh nga depresioni tha athere policia . ……… ….. …… hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa
    Doni me per horrat e policise dhe kelyshet e kuq?

  3. Qeni eshte nen e efektin e goditjes me neuroparalizues. Forcat speciale e kane gjithmone nje arme me neruroparalizues per kafshe kur hyjne per bastisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *