• |
ide | kryesore

Zjarret në vend/ Dy vatra ende aktive në Mirditë dhe Kurbin

-Instant, Lajme, Të fundit
zjarri



Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 15 vatra zjarri. Nga të dhënat aktualisht janë aktive vatrat në:
• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

Ndërkohë është bërë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:
• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
• Fshatin Qarr, bashkia Has.
• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *