• |
ide | kryesore

Video/ Trajneri pengon lojtarin kundërshtar me një stërkëmbësh: “Ishte gjest instiktiv”

-Instant, Sport, Video



Futbolli i Amerikës së Jugut ofron gjithmonë momente vërtet të çuditshme. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Alexander Medina, trajneri i Vélez Sarsfield, një klub në Primera Division në Argjentinë. Gjatë ndeshjes kundër Godoy Cruz, ai rrëzoi një lojtar kundërshtar duke i vënë stërkëmbëshin. Arbitri nuk mund të mos nxirrte kartonin e kuq.

Velez Sarsfield, në orët e fundit, zbriti në Estadio Feliciano Gambarte për javën e 11 të kampionatit. Ekipi, i 23-ti në renditje, kishte nevojë për një fitore ndaj Godoy Cruz, por në fund takimi përfundoi në barazim. Vendasit shënuan në minutën e tretë falë goditjes me kokë të Pier Barrios dhe, 12 minuta më vonë, ish-mbrojtësi i majtë i Liverpool, Emiliano Insua i dha Diego Godin asistin perfekt për të barazuar.

Pas një fillimi të zjarrtë, pak ndodhi në terma aksionesh, por arbitrit në 90 minuta iu desh të nxirrte 6 kartonë. Njëri prej tyre shkoi për trajnerin e Vélez Sarsfield, Alexander Medina për një faull të rëndë ndaj Maximo Perrones së Godoy Cruz. Lojtari po mbronte topin nga një mbrojtës i Sarsfield pranë vijës anësore. Pasi u ndoq nga kundërshtari i tij, Perrone vendos të kalojë topin nga brenda në përpjekje për të gjetur një shok skuadre, por u rrëzohet nga vetë trajneri Medina.

Trajneri, në fakt, u afrua drejt Perrones dhe e rrëzoi lojtarin, i cili u shemb përtokë dhe u kthye i tronditur nga ajo që sapo ka ndodhur. Tekniku nuk u përpoq të fshihte veprimet e tij. Pengimi ishte i dukshëm dhe arbitri nuk pati dyshime: karton i kuq. Një përjashtim i drejtë, edhe sipas Medinës: “Po luftonte me Guidarën dhe rrëshqiti në krah e doli nga fusha. Unë instinktivisht i vura këmbën përpara. Por përjashtimi ishte i pastër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *