• |
ide | kryesore

A do të rikuperohet karriera e Will Smith pas ndjesës ndaj Chris Evans

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas 4 muajsh heshtje, Will Smith më në fund vendosi të fliste për shuplakën që i dha Chris Rock-ut në Oscar. Një moment që askush nuk do ta harrojë kurrë. Imazhi i tij për sa i përket karrierës u njollos nga ajo që bëri por ka gjithmonë shpresë që ai të rikuperohet. Ky nuk është një rast si Bill Cosby apo Louis CK, të cilët në fakt bënë gjëra që mund të konsiderohen krime.
Will Smith pati një moment dobësie ku reagoi në mënyrë të dhunshme pasi mendoi se po mbronte nderin e gruas së tij. Nuk e bën të drejtë atë që ai bëri, por ka lëshime. Pavarësisht gjithë kësaj, Smith është kritikuar ashpër se sa e pakëndshme ishte video kërkimit të faljes dhe sa shumë sforcarej të fliste për incidentin.
A ishte e sinqertë falja e Will Smith?
Fakti që ai nuk donte ta bënte këtë me një intervistues të duhur dhe t’i bënin pyetje më të vështira, tashmë tregon dinakërinë e tij. Videoja e Smith është qartë një mënyrë që ekipi i tij të PR të shpëtojë projektet e shumta që ai ka si në filma ashtu edhe në televizion. Por nëse ai dëshiron t’i rregullojë vërtet gjërat, Will ka shumë më tepër punë për të bërë.

Kuptohet, ky ishte një hap në drejtimin e duhur, por erdhi pak më vonë se sa pritej.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *