• |
ide | kryesore

Detaje të tjera nga vrasja makabre në Elbasan: Viktima ishte me urdhër-mbrojtje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku 37-vjeçari Ramiz Mici goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesen Jetlira Elezi. Ngjarja mund të ishte parandaluar pasi viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje dhe e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj dhunues, i cili e kishte rrahur pesë ditë më parë. Pas sherrit dhe dhunës, viktima kishte kërkuar ndihëm në polici, por ende nuk dihet pse është lënë i lirë bashkëjetuesi dhunues.

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të fundit që çoi në vrasjen e saj. Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Ky i fundit, është larguar pasi e ka vrarë bashkëjetuesen dhe policia është në ndjekje të tij.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *