• |
ide | kryesore

E rëndë në Elbasan/ 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan. 37-vjeçari Ramis Mici ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Etlira Elezi e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. Etlira Elezi kishte gjashtë vite që bashkëjetonte me Micin. Ata kishin një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate dhe ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak.



1 Comment

  1. lexoni mi shpellare femra qe keni mbet ne mesjete:
    para se me u lidh:

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *