• |
ide | kryesore

Fier/ Babë e bir i arrestojnë për kultivim, prodhim e shitje kanabisi

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir u arrestuan ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Policia ushtroi kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 163 bimë narkotike  2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe 40.800 euro, 3000 dollarë të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale, si dhe dy makina, informoi sot policia e Fierit.
Në pranga ra  A. H., 47 vjeç dhe djali i tij E. H., 24 vjeç banues në Kreshpan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 23 vjeç. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *