• |
ide | kryesore

Huazim me detyrim blerje: Roma bind PSG dhe rrëmben Wijnaldum

-Instant, Sport



Pas Paulo Dybala dhe Nemana Matic, Roma bën një tjetër goditje të fortë në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të kombëtares së Holandës, Georginho Wijnaldum. Lojtari mund të konsiderohet tani praktikisht një lojtar i Romës, me verdhekuqtë që arritën të bindin PSG të hapë mundësinë e huazimit me detyrim blerjen.

I mbetur jashtë projektit të PSG, holandezi ka insistuar për tu transferuar në kryëeqytetin italian dhe për të bërë këtë ai ka pranuar edhe kushtet financiare të verdhekuqve, duke reduktuar ndjeshëm pagën e tij. PSG ka pranuar në këtë mënyrë, pas negociatash të gjata, që lojtari të largohet në formë huazimi me detyrim blerje për verdhekuqtë në përfundim të sezonit.

Wijnaldum do të bashkohet me Romën menjëherë pas kthimit të skuadrës nga Izraeli, ku ndodhet për një turne miqësoresh. Paga e larta e holandezit prej 9 milionë euro do të ndahet mes Romës e PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *