• |
ide | kryesore

I duhet kimioterapi, situata e Haller është tronditëse: “Po lufton me një tumor malinj”

-Instant, F1, Sport



Lajmet shqetësuese vazhdojnë të bien mbi Borussia Dortmund. Në një shënim zyrtar, klubi i Ruhr njoftoi tifozët se tumori i Sebastien Haller është malinj. Sulmuesi, i cili zbarkoi këtë verë në Gjermani pas transferimit të tij nga Ajax, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditët e fundit. Operacioni rezultoi i suksesshëm, por ekzaminimet histologjike zbuluan natyrën malinje të kancerit. Lojtari do t’i nënshtrohet një sërë trajtimesh, përfshirë kimioterapinë.

Në këtë pikë është e vështirë të përcaktohet periudha e ndalimit të lojtarit, e cila sigurisht do të arrijë në disa muaj. Drejtori sportiv Sebastian Kehl ka inkurajuar tifozët dhe familjen në një nga kohët më të errëta: “Sebastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Shanset për rikuperim janë shumë të mira. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm dhe mendimet tona janë me të në këtë moment të vështirë.” Sulmuesi franko-ivorian sapo ishte transferuar nga Ajax për 35 milionë euro, me shpresën se ai mund ta zëvendësonte me zhurmë golash Erling Haaland. Ai spikati me fanellën e Heshtarëve, duke shënuar 11 gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të fundit. Përvec se do të ndjekë nga afër rrugën e rikuperimit të Haller, klubi verdhezi duhet të investojë sërish në merkato për një zëvendësues të denjë.

KOMUNIKATA E BORUSSIA DORTMUND
Sebastien Haller (28) nuk do të punojë me Borussia Dortmund për disa muaj. Gjetjet histologjike zbuluan tumor malinj testikular. Haller duhet t’i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi. Kërkojmë nga mediat dhe fansat të kuptojnë se nuk do të publikojmë asnjë detaj mjekësor në lidhje me trajtimin e Sebastien Haller, përveç informacionit të përmendur, as sot, as në muajt në vijim.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *