• |
ide | kryesore

Juventus, Real Madrid e Barcelona, ndryshojnë projektin Super League: meritokraci e fazë grupesh

-Instant, Sport



Numërimi mbrapsht për një tjetër miqësore luksi ka nisur: natën mes së shtunës dhe të dielës, Juventus dhe Real Madrid do të takohen në Kaliforni. Turneu veror i nënshkruar nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, megjithatë, inkurajohet nga një tjetër lëvizje: vazhdimi i projektit të Super League, i vendosur në ngrirje pas kundërshtimit të ashpër të UEFA-s, por asnjëherë i lënë mënjanë nga tre klubet disidente. Sipas Tuttosport, tre presidentët (Agnelli, Perez dhe Laporta) janë duke punuar për një format “më meritokratik”: një strukturë grupore, e aftë për të akomoduar promovime dhe rënie, e hapur për të gjithë.

Hapi i parë për t’i zbuluar projektin e ri botës do të varet rreptësisht nga verdikti i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë – i parashikuar mes 2022 dhe 2023. Në fillim të korrikut, të tre klubet kishin denoncuar një “abuzim të pozicionit dominant” nga ana e UEFA-s në lidhje me cështjen e Super League. Një ide që kishte marrë dhe mbi të gjitha kundërshtimin e shumicës së qeverive kombëtare dhe opinionit publik. Prandaj, grupi i vogël i klubeve kundërshtarë të UEFA-s ka sjellë në jetë një version më të lehtë dhe më të tretshëm, shumë të ngjashëm me formatin e ri të Champions.

Modeli i ri do të ketë dy grupe me 14/16 ekipe, të ngjashme me konferencat në sportin amerikan. Largohet kështu sistemi i 12 ekipeve fikse, duke u hapur në një sistem më të gjerë dhe meritokratik. Në fakt, grupet janë të lidhura me një situatë promovimesh dhe rëniesh, që do të lejojë hapjen e Super Legue për të gjitha klubet. Për më tepër, turneu i ri do të zhvillohet paralelisht me kampionatet tradicionale, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë rrugë aksesi për kompeticionet ndërkombëtare. Super League do të trashëgonte kështu vlerat e theksuara evropiane, duke e riemëruar veten si Ligë e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo, pa harruar parimin kryesor të kompeticionit të ri: të ofrojë spektakël dhe nivel absolut futbolli në çdo ndeshje dhe në çdo ekran.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *