• |
ide | kryesore

Kthesë e bujshme e Cristiano Ronaldos: “Të dielën luaj me Manchester United”

-Instant, Sport



E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet një enigmë. Sulmuesi portugez i ka përsëritur disa herë Manchester United se dëshiron të largohet nga klubi për të luajtur në Champions, një koncept që portugezi ia ka shprehur edhe ten Hag, i cili megjithatë e konsideron atë thelbësor për një rilindje të shpejtë të Djajve të Kuq. Problemi, për CR7, është se opsionet e disponueshme kanë filluar të veniten: refuzimi i Barcelonës, u pasua edhe nga Bayern Mynih, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ndërsa reagimi i tifozëve të Atletico Madrid duket se mbylli edhe opsionin Colchoneros.

Për më tepër, United i ka bërë të qartë Jorge Mendesit se nuk ka ndërmend të procedojë me përfundimin konsensual të kontratës që skadon në vitin 2023 ose të marrë në konsideratë një shitje. Ndoshta kjo është arsyeja pse Ronaldo ka dashur të zbusë pozicionin e tij duke bërë një njoftim në Instagram: “Të dielën luan Mbreti”. Të dielën, që do të thotë nesër, do të zhvillohet një ndeshje miqësore kundër Rayo Vallecanos, për të cilën portugezi nuk ishte përfshirë në listën e të grumbulluarve.

CR7-ës i ka mbetur një shans i fundit, ai që të çon në një rikthim romantik te Sporting Lisbona, ku filloi karrierën e tij. Portugezët luajnë vërtetë në Ligën e Kampionëve, por do të kishin vështirësi të përballonin kostot e dikujt si Ronaldo, i cili ka një muaj kohë për të përcaktuar strategjinë e tij të largimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *