• |
ide | kryesore

Laçi njofton ‘revolucion’ kur trajneri e skuadra janë me pushime: çfarë fshihet pas vendimit të klubit

-Instant, Sport



“Nuk arrij ta shpjegoj çfarë ndodhi në 30 minutat e fundit”. Kjo frazë e thënë post-humbjes 1-4 me Petrocub nga tekniku Shpëtim Duro tregon ndjesitë që po përjetohen në kampin kurbinas. Laçi kaloi nga kualifikimi i prekur me golin e Mazrekajt te dalja e sikletshme me pokerin e moldavëve dhe tani në klub nuk mbizotëron një atmosferë e mirë. E përligjur kjo me një postim në rrjetet sociale ku paralajmërohet një revolucioni në skuadër. “Synimi ishte kalimi i turit dhe vazhdimi i një tradite pozitive në garat ndërkombëtare. Kjo gjë nuk ndodhi dhe nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, KF Laçi do të marrë të gjithë masat që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik. Kjo nënkupton një revolucion në ekip, në të mirë të së ardhmes së klubit në çdo aspekt”, shkurhet në komunikatë.

E habitshme, sepse ky njoftim i rëndësishëm është me teknikun e lojtarët që janë pushim, në pritje të rinisjes së stërvitjes për tu bërë gati për kampionatin. Ai që rrezikon tani, përmbledhur në frazën që nuk lë dyshime ‘revolucion’ është projekti sportiv i teknikut Duro, me të cilin kurbinasit do të futeshin në lojë për sezonin e ri e, nga tani, gjithcka mund të ndodhë…

Qendrimi i klubit kurbinas që është e sigurtë se nuk lidhet vetëm me largimet e ditura të Zarubicës, që e bëri njoftimin menjëherë pas eliminimit nga Conference League dhe Malotës që e ka gati akordin me Egnatian, por kjo lëvizje është një sinjal se të Laci askush nuk mund të ndihet i sigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *