• |
ide | kryesore

Sara Hoxha në një rrëfim si kurrë më parë

-Instant, F1, Paparazzi



Sara Hoxha, blogere dhe njëkohësisht partnere e reperit Ledri Vula, është kthyer në një personazh tepër të përfolur në rrjetet sociale. Shkak janë bërë deklaratat e saj të shumta për ish të dashurat e Ledrit, deklarata të cilat na i dëshmojnë çdo ditë e më shumë se ajo nuk është aspak xheloze për reperin.

Në një intervistë për “Prive” Sara ka folur për takimin saj të parë më Ledrin, për të cilin tha se nuk e njihte si pamje, por kishte dëgjuar këngët e tij.
“Emrin Ledri Vula e kisha dëgjuar edhe këngët, thjesht nuk kisha një figurë që mund ta lidhja me emrin dhe në momentin që e pashë thashë: “Ëm, qenka i mirë ky”. Nuk e prisja që të ishte ai Ledri”– tha Sara, duke rrëfyer tre tiparet që i pëlqejnë më shumë te Ledri.
“Një nga tiparet që e vlerësoj është shumë punëtor. Nuk është ziliqar, mundohet të marri edhe dikë me vete nuk punon vetëm për veten. Nuk e di a mund ta quaj virtyt, por thjesht fakti që ai është një baba shumë i mirë, është e treta.”– tha Sara.

Cila është arsyeja e ndonjë zënke mes tyre, ja si u përgjigj Sara.
“Kjo është e lehtë. Sa herë shkojmë në udhëtim zihemi kush do e takojë i pari Poin. Deri sa në fund i japim të drejtë njëri-tjetrit.”
E pyetur nëse është posesive ndaj Ledrit ajo u përgjigj: “Jam posesive për gjërat që mendoj për gjërat që duhet t’i bëjë dhe t’i ketë, për këto gjëra, për gjëra të tjera jo. Kur mendoj që i duhet të bëjë diçka apo të blejë diçka nuk e lë rehat.”
Sara foli edhe për takimin e parë me prindërit e Ledrit, Xheraldina dhe Agron Vula.

“Shumë i sikletshëm sepse ishte hera e parë që i takoja, por ata ishin shumë të dashur që në takimin e parë. Kur bëjmë sherr me Ledrin flas më shumë me Xherin. Xheri është gjithmonë në anën time”



2 Comments

  1. po ca lajmeh kari !

    ca ka bere sara hoxha pervecse femije me leke ? per cfare shquhet ?

    ne gazetari ka dhe filtra nuk behen lajme kot me kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *