• |
ide | kryesore

Shifrat mbeten të larta, mbi 1 mijë raste të reja me Covid, 2 humbje jete (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa janë regjistruar 1.019 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2260 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë 335 persona në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnjë, 56 në Sarandë, 48 në Vlorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamzë, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 8.580 qytetarë aktivë me Covid 19, 27 prej të cilëve po marrin trajtim në spitalin COVID 3.

Ndërkohë, janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (30 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1019
Të shëruar në 24 orë 1159
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2260

Testime totale 1,916,587
Raste pozitive 311,381
Raste të shëruara 299,258
Raste Aktive 8,580
Humbje jete 3,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,695
Fier 686
Durrës 679
Vlorë 454
Elbasan 397
Shkodër 347
Berat 317
Korçë 315
Lezhë 267
Gjirokastër 216
Dibër 129
Kukës 78



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *