• |
ide | kryesore

“Shpikën histori për të justifikuar shitjen”: Lewa sulmon Bayern edhe për makinacionet e përdora

-Instant, Sport



Robert Lewandowski akuzon Bayern Mynih se ka “shpikur histori të rreme për të gjetur një argument që mund të justifikonte shitjen time në sytë e tifozëve”. Në një intervistë për Espn, sulmuesi polak ka rrëfyer: “Më duhej të dëgjoja gjëra që nuk ishin të vërteta. Transferimi im nuk ishte i kushtëzuar nga ardhja e mundshme e Haaland. Disa njerëz nuk thanë të vërtetën, por diçka tjetër. Për mua qartësia është thelbësore. Ndoshta ka qenë vërtet koha e duhur për t’u larguar nga Bayern, edhe pse kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e skuadrës, me stafin, me trajnerin dhe këto janë të gjitha gjërat që do të më mungojnë. Por tani më duhet të hap një kapitull i ri në jetën time dhe një kapitull i ri në karrierën time”.

“Në javët para se të largohesha nga Bayern cështja u bë edhe politike, klubi u përpoq të gjente një arsye për të më shitur në një klub tjetër, sepse përndryshe ishte e vështirë t’ja shpjegonin tifozëve”. Në fund, polaku i vuri kapakun: “Më duhej të pranoja të gjitha këto, edhe pse ishin një thes me gënjeshtra. U thanë shumë budallallëqe për mua, por në fund e dija që fansat do të vazhdonin të më mbështesnin. Tani gjithsesi ndihem se jam në vendin e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *