• |
ide | kryesore

Situata nga zjarret/ 16 vatra janë shuar, 2 mbeten ende aktive

-Instant, Lajme, Të fundit
zjarri



Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shuar 16 vatra zjarri, ndërsa dy prej tyre janë ende aktive. Njoftohet se, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

  • në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
  • në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
  • në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
  • në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
  • në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
  • në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,
  • në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,
  • në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
  • në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,
  • në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.

Kurse, aktive vijojnë të mbeten vatrat në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *