• |
ide | kryesore

Takimi kokë më kokë me Halilin konfirmon Shehin: Totre largohet nga Tirana

-Instant, F1, Sport



Eliminimi nga Conference League nuk ka të bëjë fare me Orges Shehin dhe presidenti Refik Halili e ka patur të qartë kur të dy janë takuar për herë të parë kokë më kokë pas ndeshjes me Zrinjskin. Tekniku nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga numri 1 i klubit, koshient se nuk afroi në skuadër lojtarët që iu kërkuan dhe se situatat brenda klubit mjaftonin për të shpërqendruar lojtarët.

Dalja nga Europa ka evidentuar shumë pikëpyetje që ishin prezent e disa që u shtuan pas performancave të dyfishta në Champions League e Conference League. Pikërisht, për këtë cështje, tekniku Orges Shehi e presidenti Refik Halili u takuan, e konfirmuar kjo edhe nga vetë tekniku, për të vendosur për lëvizjet në merkato, me vakumin e lënë tani edhe nga largimi i paralajmëruar i Totre. Mesfushori është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe teknikun, përpara se të nisë aventurën e re në Bjellorusi.

E sikur të mos mjaftojë se Tirana ka nevojë për të paktën katër lojtarë të rinj, ankthin më të madh e ngre situata e paqartë e Seferit: për momentin nuk ka asnjë ofertë që mund ta bëjë teknikun të mendojë më të keqen, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt. Bardheblutë janë duke shijuar pak ditë pushim deri të martën kur do të rifillojnë stërvitjen, në tentativë për të shkundur pesimizmin e veshur në Europë e për tu kthyer në mbrojtje të titullit, që edhe këtë herë nuk i gjen në formën më të mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *