• |
ide | kryesore

Trafiku i kokainës, Gjykata e Lartë nuk liron nga sekuestroja kompaninë e bananeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë nuk zhveshi nga masa e sekuestros kompaninë e importit të bananeve “Alba Exotic Fruit” në kontenierët e së cilës gjatë 2 viteve të fundit janë bllokuar 6 ngarkesa kokaine nga Amerika Latine. Një Kolegj Penal refuzoi rekursin e bërë nga shoqëria tregtare kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që ngriu gjithë aksionet dhe asetet e  luajtshme të paluajtshme të shoqërisë në shkurt të këtij viti.

Aktualisht SPAK po heton në masën e sigurisë “arrest në burg” administratorët e “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti e Bajron Gumeni. Ata akuzohen për trafik të kokainës  si grup kriminal nga Amerika Latine në 6 raste, ndërsa në vijimësi përmes avokatit të tyre kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *