• |
ide | kryesore

Video/ Bayern rrëmben Superkupën, por sa shumë vuajtje me Leipzig

-Instant, F1, Sport, Video



Pa Robert Lewandowskin, Bayern Mynih nuk e ka humbur zemrën luftarake dhe synon të rihapë një cikël të ri me një sulmues po aq të njohur në rang botëror. Në fakt, në këtë seancë verore, Sadio Mané ka mbërritur nga Liverpool dhe është e panevojshme të thuhet se sulmuesi senegalez ishte një nga protagonistët e ndeshjes.

Pak ditë para fillimit të kampionatit të Bundesligës, Leipzig dhe bavarezët u takuan për trofeun e parë të këtij sezoni. Ndeshja u zhvillua në ‘Red Bull Arena’, pikërisht brenda mureve miqësore të Leipzig, edhe pse avantazhin e menjëhershëm e morën miqtë pas më pak se një çerek ore lojë me Jamal Musialan. Vendasit nuk mund ta pranonin dhe reaguan menjëherë dhe mund të gjenin edhe golin e barazimit, por nga dhoma VAR konfirmuan se topi nuk kishte kaluar të gjithë vijën.

Miqtë nuk hoqën dorë nga sulmi dhe dyfishuan rezultatin me blerjen e re Manè, që shënjoi debutimin e tij me një gol që befasoi portierin Gulacsi. Festë e madhe për kampionët e Gjermanisë, që përpara se të shkonin në dhomat e zhveshjes, shënuan edhe golin e tretë, që u duk se mbylli përfundimisht ndeshjen. Firma, këtë herë, është e mbrojtësit të krahut Pavard.

Në pjesën e dytë ritmet ndryshuan, aq sa Leipzig gjeti golin e parë me Halstenberg që surprizoi. Por shpresat për 1-3 e arritur nuk zgjatën shumë se Gnabry prishi planet e Leipzig duke i cuar shifrat në 1-4. Ndeshja ishte akoma e mbushur me emocione dhe për ti dhënë një dorë ndihmë Leipzig mendoi Schroder, që akordoi një penallti që Nkunku nuk dështoi ta shënonte, duke ngushtuar difernecën në 2-4.

Gjithçka u duk se përfundoi aty, por vendasit kishin ende forcë për të reaguar dhe një minutë para të 90-tës shënuan golin e 3-4 me spanjollin Dani Olmo. Pas tetë minutash rikuperim dhe frike për bavarezët, Sane mbylli përfundimisht ndeshjen, duke realizuar një kundërsulm vdekjeprurës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *