• |
ide | kryesore

Video/ Tris i Liverpool ndaj City, Klopp merr trofeun e parë të sezonit: super Nunez, katastrofë Haaland

-Instant, F1, Sport, Video



Liverpool fiton trofeun e parë të sezonit, Community Shield: Reds mundën 3-1 Manchester City, që reagoi ndaj disavantazhit të shkaktuar nga goli i Alexander-Arnold duke barazuar me Julian Alvarez. Pikërisht në momentin më të keq, skuadra e Klopp bën diferencën: Salah firmosi 2-1 me penalltinë e fituar nga Darëin Núñez, që në fund fiksoi rezultatin 3-1 duke errësuar Erling Haaland, autor i një debutimi zhgënjyes dhe i mbushur me gabime para portës.

Anglia rinisi nga Community Shield dhe trfeun e parë e rrëmben Liverpool, që në King Power rikthehet të ngrejë lart trofeun pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, falë një 3-1 ndaj Manchester City, duke rindezur menjëherë rivalitetin e fortë të dëshmuar sezonin e kaluar. Ishte një sfidë mes sulmuesve, Erling Haaland dhe Darëin Núñez, por ish-sulmuesi i Benficas e nisi nga pankina. Guardiola rreshtoi skuadrën e tij me një 4-2-3-1 të paprecedentë: Bernardo Silva në qendër me Rodrin, e De Bruyne pas norvegjezit me Mahrez dhe Grealish në krahë. Klopp përgjigjet me një 4-3-3, Salah-Firmino-Díaz në sulm dhe një risi në portë: me Alisson e Kelleher të dëmtuar, portën e mbrojti Adrian, që nuk ishte titullar nga tetori.

Fillimi ishte i vrullshëm për Liverpool, me ritme shumë të larta dhe shumë larg atyre të futbollit veror: Reds shkuan pranë golit me Salah. City reagoi me De Bruyne, por inercia është e gjitha e djemve të Klopp, të cilët shënuan në minutën e 21: goditja e Alexander-Arnold gjeti devijimin e Aké dhe 1-0. Lojtarët e Guardiolës zotëruan fushën në fund të pjesës së parë, por Haaland gobon para portës: një skenar që do të përsëritet edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, me norvegjezin ende jashtë forme. Kthesa erdhi në pjesën e dytë, me Foden dhe Julián Álvarez, që ndryshuan lojën.

Araña, ish-sulmuesi i River Plate, gjeti 1-1 në debutimin e tij. Goli fillimisht u anulua dhe më pas u aprovua nga Var dhe Manchester City u duk se mund ta përmbyste sfidën. Por Guardiola nuk i kishte bërë llogaritë me rishtarin tjetër, Darvin Núñez: ish-sulmuesi i Benficas fitoi penalltinë e 2-1, e shndërruar në gol nga Salah (83′), më pas shënoi 3-1 final në kohën shtesë. Community Shield shkon kështu për Liverpool, që kthehet ta fitojë trofeun pas gjashtëmbëdhjetë vitesh: fitorja e fundit datonte në vitin 2006, me Gerrard në fushë dhe Chelsean e Mourinhos si kundërshtar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *