• |
ide | kryesore

Aksident në Itali, emigranti shqiptar ndërron jetë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 37-vjeçari në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 30 korrik në zonën e Casatimsa (Pavia).

Për arsye endë të panjohura mësohet se shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra, duke përfunduar në dalje të rrugës ku është përplasur me një pemë, raportojnë mediet italiane.

37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për t’i shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij.



1 Comment

  1. Ku e keni lexuar qe na qenka hedhur nga makina, ne gazeten ku jeni bazuar shkruajne qe ka rene nga ajo . Perktheni sakte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *