• |
ide | kryesore

Mbyllen pikat kufitare Kosovë – Serbi/ Gati të ndërhyjnë Forcat Speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbylljen pikat e kalimit kufitar në Bërnjak dhe Jarinjë për shkak të bllokimit të rrugëve nga serbët e veriut të Kosovës. mediat e Kosovës raportojnë se në anën serbe të kufirit janë qindra automjete me targa të shteteve evropiane në pritje.

Shkak u bë vendimi i qeverisë së Kosovës që ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për çështjen e njohjes së dokumenteve.

Prej të hënës, shtetasit serbë që duan të hyjnë në Kosovë që prezantojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument të përkohshëm “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.

Kjo do të jetë e njëjtë me dokumentin që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur hyjnë në Serbi. Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, një orë pasi u dëgjua alarmi i qytetit.

Policia e Kosovës hodhi poshtë informacionet për një plagosje në veri të vendit. “Gazeta Express” raporton nga burime të saj se Njësia Speciale e Kosovës është duke u bërë gati që të niset drejt veriut të vendit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *