• |
ide | kryesore

Piktori i sigurimit/ A ka kuptim akuza ndaj Ramës?

Kryesore, Lajme



I vendosur nën sulmin e orkestruar nga mazhoranca, e cila e akuzon se gjatë kohës së komunizmit ka denoncuar shokun e tij të fakultetit, ish presidenti Meta, i është përgjigjur Edi Ramës me të njëjtën monedhë. Ai ka publikuar në Facebook disa karikatura të vitit 1983 (fotot lart), që mbajnë nënshkrimin e Ramës dhe të cilat ai i ka përgatitur për ish revistën e sigurimit të shtetit, “Në shërbim të popullit”. “Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruajti Meta.

Qëllimi i mesazhit qe i qartë: Edi Rama është i përzier keq me regjimin e shkuar. Dhe siç ndodh rëndom për ta çuar deri në skaj parabolën e Metës, bëri një shënim edhe sekretari i përgjithshëm i partisë së tij, Tedi Blushi. Akuza, e formuluar në formë pyetjesh është e njëjtë, i riu Edi Rama ka bashkëpunuar me syrin vigjilent të partisë. “A je paguar nga sigurimi dhe kush ta rregulloi të punoje për të” pyet ai.

Peut être une illustration

Më tej Blushi i bën jehonë edhe një akuze që është ricikluar disa herë, asaj se Edi Rama ka hartuar një raport për sigurimin e shtetit në nëntor të vitit 1988, atëhere kur ai ka shërbyer si shoqërues i skuadrës italiane të basketbollit, Scavolini e cila kishte ardhur të luante kundër Partizanit. Ky raport nuk ka dalë kurrë në dritë dhe vërtetësia e tij nuk është e provuar, por ata që e përmendin atë pretendojnë se informacionet e Ramës, drejtori i sigurimit Zef Loka i ka shpënë deri tek eprorët e tij, ministri i brendëshëm Hekuran Isai dhe kryeministri Adil Çarçani. 

Pra fabula është e qartë, ashtu siç ndodh rëndom në këtë vend: Meta sulmohet si spiun, ai i kundërpërgjigjet Ramës se është vetë i tillë.

Por, në fakt, kjo nuk duket se është mënyra më e mirë për tu marrë me shefin aktual të qeverisë. E keqja e Edi Ramës nuk është as se ka marrë ndonjë honorar për të botuar karikatura në revistën e sigurimit, as se ka pasur më tepër mundësi se të tjetrët për të shoqëruar skuadrën e Scavolinit, duke përpiluar raportin e domosdoshëm që bënin atë kohë të gjithë. Akuza të tilla si “nipi i Spiro Kolekës”, djali i Kristaqit që ka firmosur dënimin me vdekje të poetit Avzi Nela”, nuk janë sinjifikative për ata që kërkojnë një beteje permanente me të. Sepse mëkati real i Edi Ramës nuk qëndron në të shkuarën e tij, por në faktin se metoda të asaj të shkuare do ti ringjallë sot.

Mjafton të lexosh shënimin e gjatë në Facebook që bëri kundër spiunit I.M. për të kuptuar se ai qëndron në krye të një shteti autokratik që ka përdhosur çdo institucion të pavarur.

Lexo më tej:

Edi Rama: Sigurimi i Shtetit, Shteti demokratik dhe shtetasi me inicialet I.M

Ai ndonëse thotë se as nuk ka komunikuar me autoritetin e dosjeve, as e nuk e di se ç’fshehin ato, flet me sigurinë e njeriut që është në brendësi të asaj që është përgatitur. Përndryshe asnjë, kryeministër, sado grafoman qoftë, nuk do të merrte guximin të shprehej kaq gjatë, për një temë që nuk e zotëronte. Së dyti, po të lexosh tekstin e Ramës e kupton me lehtësi se kush ka qenë suportuesi i asaj makinerie që ngriti një fortunë në gotë. Ai shpjegon “tronditjen e thellë” prej bibe të Lindita Nikollës, pathosin e atyre deputeteve laraska që vunë kujën dhe të gjitha mediat e financuara nga regjimi që mbajtën të njëjtën linjë që në letër Rama e shpallli se ishte e tija. Së treti në tekst Rama thotë se kjo çështje nuk duhet politizuar dhe se kryetarja e autoritetit të dosjeve është njeri pranë Metës, duke “harruar” se ajo është shumë pranë Erion Veliajt, i cili ditët e fundit është vënë në qendër të akuzave për skandalin e inceneratorëve nga partia e ish presidentit.

Pra Rama manipulon dhe bllofon pasi ai është vetë në krye të këtij legjoni mercenarësh. Një ditë pasi Ilir Meta rikthehet në politikën aktive, me një email anonim, autoriteti i dosjeve vihet në lëvizje me urgjencë, Lindita Nikolli ndihet e tmerruar dhe thërret forcat politike, përgatitet me urgjencë ndryshimi i ligjit dhe si me komandë ushtria mediatike futet në llogore.

Andi Bushati: Zbulimi i spiunit “I.M” si liçencë për grabitje

A ka ilustrim më të fortë se ky për të përshkruar një shtet autokratik? Edhe sikur spiuni I.M. të jetë vërtet ish presidenti Ilir Meta, kjo nuk e fsheh dot aspak, fytyrën e një shteti me parlament kullull e me institucione leckë, që i nënshtrohet tekave personale të Edi Ramës. 

Ky është konkluzioni i errët i kësaj fabule me spiunë: asgjesimi i ditëpërditshëm i demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prandaj Edi Rama duhet kundërshtuar për atë që po bën sot në krye të vendit dhe jo për karikaturat që bënte dikur si i biri i Kristaqit. 

©Lapsi.al     

 

 

 

 

 



38 Comments

  1. Kjo me duket si lufte kurvash por qe ne fund e ha populli . Njeri kurve tjetri karakurve dhe ne fund te dy fitojne dhe ai qe e ha eshte populli . Shkofshit te gjithe ne te semes o kurva komuniste . Shqiperia e shqiptareve vdekje tradhetareve .

    1. Aty e pati Bujar Kapexhiun, në tribunën e popullit të 3 marsit……. . Pse nuk e pyeti si krye karin e kari karikaturistëve të regjimit dhe me qindra botime në revistën e Sigurimit…..
      Pastaj në 1983 Edi Rama ishte një adoleshent 17 vjeçar.
      Sa po ja rrit vlerën Likja. Dmth që atëherë Edi njihte spiunet femra në botë dhe sidomos Hari Mata Harin të cilën e pikturon Rama në gjimnaz.
      Po se mos e di Likja se kush ishte Mata Hari…..

      1. Per ju gazetare te tredhur nga gjuha edi eshte autokrat,kryeparlamentarja bibe,parlamenti kukull,regjimi diktatute etj.Po mire ajde ta nderojme edin e veme salen apo liken….cdo te ndryshoje….sala demokrat???kryeparlamentarja jozefine zonje????parlamenti me deputete te blere nga ps si puna e kacit me shoke jo kukull por lepe peqe???? regjimi demokratik???? A po e kuptoni qe me te tilla shkrime e qendrime edi do te qeverise deri ne 2050-en?Vetem nqs ky eshte qellimi juaj pasi nuk justifikohen shkrimet dhe qendrimet tuaja.GODISNI MAJTAS E DJATHTAS ATEHERE DO TE QUHENI GAZETARE….deri me yani jeni ne thesin e interesaxhijve.

      2. Natyriahr si sufllaaexhi me emer te madh dhe me shkolle partije, nuk mund t’ia kete idene aritmetikes elementare. Rama eshte ditelindja 04.07.1964 dhe ne vitin 1983 nuk mund te ishte 17 vjec, por 19. Fiks ne te njejten moshe ne te cilen akuzohet shtetasi I.M. se ka firmosur per sigurimin e shtetit. Prandaj o me emer sufllaqe, kerko qe t’ia heqin sufllaqes majonezen dhe me te te paguajne ndonje person qe t’ju mesoje aritmetiken.

        1. “Piktor i sigurimit. A ka kuptim akuza ndaj Ramës ? ”
          Është titulli tipik alla Bushati i këtij shkrimi.
          Diku nga fundi i shkrimit ja nxjerr përgjigjen kësaj pyetje sipas interesit të tij.
          Nuk duhet të meremi me të kaluarën e Ramës, por duhet të meremi me të tashmen e tij si kryeministër, shkruan Bushati.

          Buka që hamë o i dashuri Bushat, i mer vlerat ushqyese e shijen e mirë, nga mielli me të cilin është zënë brumi.
          Një politikan kryeministër në një sistem demokratik perëndimor, që është ushqyer që në fëmini me bukën e hidhur të idellogjisë komuniste diktatoriale. e kjo vlen si për Ramën , edhe për Metën, që ndonëse rrahin gjoksin si mbrojtës të sistemit demokratik kapitalist perëndimor, i përkasin edukimit komunist nga familjet e tyre.
          Në rastin për të cilin është hapur ky debat, Meta vërtet ka qenë bir i një familje komuniste, por prindërit e tij nuk kanë pasur lidhje direkte me kupolën e PPSH e as me sigurimin famëkeq.
          Ndërsa nëna e Ramës ka lidhje gjaku me byroistin Koleka që në 1990-n në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH, pati kërkuar që demostratat e studentëve të shtypeshin me tanke.
          Babai i tij Kristaqi. me fuksionin e lartë të antarit të presidencës që kryesonte Ramiz Alia, pati firmosur vendimin e varjes së poetit disident Avzi Nela.
          Dikush me të drejtë mund të thotë :
          Po çfarë faji ka pasur “djaloshi” 26 vjeçar Rama për përkatësinë e tij prindërore në vitin 1990 ?
          A nuk doli ai me kërkesat ekstremiste për ti linçuar të gjithë komunistët e sigurimsat ?
          Po ky “antikomunizëm” i tij, nuk zgjati shumë.
          Pasi Fatos Nano e solli nga nën urat e Parisit dhe e bëri në fillim ministër kulture, e Meta e ndihmoi që të drejtonte pashallëkun e Tiranës si kryebashkiak, Rama nga “i djathtë ekstrem” na u kthye në socialist duke deklaruar publikisht se ndihej krenar për prejardhjen e tij gjenetike.
          A nuk mjafton qoftë edhe ky kapërcipm i ylberit ideollogjik, për të forcuar dyshimin se Rama i përket armatës sigurimse që tentuan e disa ja arritën qëllimit , që të inkuadroheshin në partitë e djathta, për ti luftuar ato nga mbrenda si “kolonë e pestë” ?
          Ato çfarë po shkruaj për Ramën, janë të njohura publikisht e të dokumentuara, kurse për “spiunin me inicialet I.M.”, nuk është bërë verifikimi i plotë se kujt i përkasin këto iniciale e me këto iniciale mund të gjesh në Shqipëri disa qindra persona.

    2. Autori i shkrimit e nenvlefteson aspektin e perfshirjes zyrtare te Rames se ri ne kuader te simbolikes se Sigurimit te Shtetit. Jo. Ajo eshte thelbi i kuadrit te ri elites aterore komuniste te bllokut. Ai sot qeveris me te njejtet pasardhes dhebperdor metoda te ngjashme. Dhe qe te kuptoni me mire: para dhe gjate viteve 90, cilesi te tilla si bacground familiar, aksesi ne politiken e larte te shtetit, njohka e gjuheve te huaja apo aksesi ne levizjen jashte vendit (per studim, shkence apo sport) ishin kryesore per rekrutimin “burimev shqiptare” informative nga sherbimet e huaja, ashtu si dhe shfrytezimin nga Sigurimi. Rama nuk eshte rastesisht dhe integron pikerisht kuadrin hibrid te komunistit jugosllav!

    3. Ju lumet mose talli me viktimat e komunizmit në kët mënyre se pse ështe turpe thotë:

      Haha piktor i sugurimit Hera pare që e degjoje po çfare do thote Kjo? A po ështe një lloje si vrasi si viktima? . Puntoret e sugurimit kane vrare dhe kane burgosur njerze a po edhe piktura ështe një lloje. Une besoje se spijunelleku i ilir Metes me shoke u Ka kushtuare shume njerzve në Shqiprie prandaje ju lutem Mose talli në kët mënyre me viktimat e in komunizimit se pse ështe turpe. Ilir Meta duhet të dalin para drejtesise në qofte se ka qëne spijune.

  2. Ka aq kuptim sa ka kuptim dhe loja e Ramës.Me një ndryshim që Rama mobilizon dhe organizon tymnaja kurse Meta thotë gjëra që kanë ndodhur.

  3. Pyetja është se ku është kuptimi që Rama dhe patronazhistet veprojnë kështu.Dhe ku është e vërteta? Për ato të Ramës,dikush që nga Tirana dhe në një farë moshe i di.Per të Metës është veçse një tymnajë.Te ishte e vërtetë Berisha në 96 e kishte fluturuar nga kandidimi për deputet.

  4. Faji nuk eshte i juaji por i shqiptareve qe edhe pas 32 vjetesh komandojne perseri komunistet e dikurshem .Tani komandojne femijet , niperit dhe mbesat e tyre . Kjo eshte e turpshme per ne si komb .
    Duhen çuar te gjithe ne turren e druve , inkuizicion per prostitutat e kuqe .

    1. Shume e drejte, duhesh bere qe ne 91shin. Fatkeqsi e mallkim eshte qe gjakun e te pareve tane te vrare nga kjo fare e keqe e beme uje dhe nuk kerkuam llogari per vuajtjet cnjerezore. Turp e faqja zeze e pacim, sinqerisht!

    2. Ne 1983 , Edi Rama ka qene student ne l Institut te Arteve mor ti “me emer , dhe ka qene 19 vjec dhe jo 17 ( sepse eshte datelindja 1964 ) .
      Asokohe, futeshe ne shkolle te larte njelloj si sot-18 vjec. !
      Por ne ndryshim nga sot, ne ate kohe per shtetin , nje 19 vjecar konsiderohej kuader ( sidomos kur ishe djali I Kristaqirit dhe nip I Barba Spiro Kolekes .
      Ne ate kohe ishte e zakonshme qe edhe adoleshente te liceut apo giimnaziste me biografi te mire, te aktivizoheshin ne sherbimet suplememtare te diktatures dhe kete gje e di dhe bufi , e jo me Rama qe ishte krejtesisht adult.
      Edhe nickname i spiunes te karikaturuar nga Rama adoleshent- quhet Neta
      .Sic duket Rama e ka te rrenjosur shume thelle kompleksin e Edipit , saqe edhe tani qe eshte moshatar, kerkon femra qe ti ngjajne Netes ( Anetes) – tip Lindita Nikolla .

      1. Si puna Berishes qe u be anetar i PPSH qe 21vjec. Katnaret si puna Metes dhe Berishes spiunojshin dhe baben per me ndejt ne tirone.
        Rama ka pas nejt te guri dhe fliste qe…. nejse edhe ti nji cop katnari je kot qe po shkruj.

      2. Rama ka lindur në vitin 1964.
        Si na dilka ai në vitin 1990 një “adoleshent “17 vjeçar ?
        Gjatë dy viteve të fundit të diktaturës, Kristaqi e kishte futur në Inastitutin e lartë të Arteve si pedagog.
        Paska qenë Edvin Rama pedagog i shkollës së lartë , në moshën 15 vjeçare ?

  5. ANDI BUSHATI TALL KARIN ME Y GELBAZA KELLIREN-OR YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT?! thotë:

    ORE AI KRISTAQ RAMA E KISHTE VEGLEN ME TE FORT DHE ME TE MADHE SE EDI RAMA

  6. Pronat o truthare Pronat.

    Hapni syt se nuk komentohet per te romantizuar ceshtjen.

    Skemi ku perplasemi o legena. O media te shitura qe vazhdoni akoma me ideologjira.

  7. Kalipsoja qe ka kjo karikaure anash ne faqe eshte e njejta qe ben Linda Madame Harry ne balle!!!!Jo shume larg ne ceremonine e presidentit te ri e veshur me fustan te kuq!!!!

  8. FATOS LUBONJA DHE ANDI BUSHATI TALLEN KEQ ME YMER GELBAZA KELLIREN,OR YMER PSE TE MBAN GOJA ERE MUT PRANDAJ NUK TE OFROHET ASNJE FEMER NE PLANET thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,YLLI PATES DHE CARLO BOLES BOLINO

  9. Me keto do merremi tani? Ti leme djegsat , detin , butrintin , investitoret strategjik , rrembimin e tokave etj etj??????

  10. Te gjitha akuzat ndaj palloshit kane kuptim , Ky horr erdhi ne pushtet me te tjera premtime dhe beri te tjera gjera . Palloshin nuk mund ti falet asgje sepse gjithçak e kishte parashikuar dhe paramenduar ne detaje .
    -Erdhe ne 2013 ne pushtet me bashkepunimin e I.M pas 1 prrillit te ngjalave .
    -Premtove ça te erdhi neper mend dhe nuk mbajte asnje premtim .
    -Na premtove 300mije vende pune 2013 dhe 150 mije ne mandatin e dyte dhe ne realitet largove 600 mije shqiptar ne keto nente vite sketerre .
    -Largove te gjithe investitoret e huaj dhe ja dhe gjithçka vetes dhe miqeve te tu duke pesfishuar (minimalisht) çmimet e tenderave , konçensioneve dhe PPP-ve .
    -Emerove ne administrate njeres vetem se te pelqenin ty (si rasti i Sules me lart, i thashe me tha , me tha se edhte vajze e mire le ta bejem zevendese te lejfenit , i thash ok )
    -Ne pese vite pushtet e trefishove numrin e punonjesve ne administrate .
    -Largove nga administrata kedo qe kishte dy pare mend ne koke dhe e mbushe me injorant partie .
    -E ktheve policine e shtetit ne polici partiake dhe e mbushe anekend shqiperine me kanabis .
    -Me idene per te bere para e pastaj per te blere pushtet , kanabizove nje shqiperi te tere.
    -I more te gjithe kriminelet ne gjirin tend dhe perveç parave ju dhe edhe pushtet politik .
    -Ku e ke drejtesine o pallosh , e shkaterrove dhe e kape perfundimisht , biles po pregatit brezin e ardhshem qe çuditerisht jane nipat e sternipat e kurvave te kuq te bllokut .
    -Ke bere ne kater vite me shume tendera sekret sesa jane bere ne 110 vite shtet .
    -Dhjete fishove çmimin e rrugeve , i shtrenjtove aq shume , sa me lire do dilte qe bota te bente nje autostrade pekin – himalaje sesa nga ti nje autostrade nga vora ne thumane .
    -Bere propagande dhe show me gjithçka vetem qe te fryje llogarine tende bankare .
    -E mbushe qeverine dhe te gjitha postet kyçe me femijet , niperit dhe mbesat e ish bllokut te dikurshem . Sikur kurva enver te ringjallej do te falenderonte per punen shembullore qe as ai vete nuk arriti ta kompletonte por njekohesisht ty dhe shpuren tende te oligarokoministeve te rinj do tju vriste te paret si bejleret e rinj te ketij vendi .
    -E ktheve shendetesine ne nje sketerre te vertete duke filluar me ilaçet e skaduara e duke perfunduar tek vilma nushi dhe ai ndertuesi i peruxhes qe nuk dinte tjeter gje perveçse tullla llaç .
    -E ktheve kadastren ne nje superhale ku mund te vidhje tokat e shqiptareve dhe tjua jepje miqeve te tu sipas qejfit .
    -Fute perçarjen krahinore , fetare dhe sidomos partiake saqe shiptaret sot e shohin njeri tjetrin si mish te huaj ne trupin e tyre .
    -Abuzove me fondet e termetit aq shume saqeu duk se ketu nuk kishte rene nje termet 6.2 ballesh por nje termet 12 ballesh . Nuk pranove te ndertoje me 1.15 miliard euro ndihma qe te dha bota se do e diej qe do kontrolloheshe nga ata por morre 650 milion euro borxh qe te beje ça te donte kokrra e qejfit dhe te vidhje sa te doje .
    -Abuzove me pandemine sa qe shqiptaret i ktheve ne kavie humane dhe per kete Zoti te dhente denimin me te rende.
    -Abuzove me terndera , me bashkite , me administraten , me policine , kadastren , shendetesine , arsimin , turizmin , kulturen . krijove nje qeveri ku kryeminister eshte Edi Rama dhe ministra te saj jane ne arsim : Edi Rama , ne shendetesi Edi Rama , ne arsim Edi Rama , ne ate te jashteme Edi Rama , ne dreqin e te birin Edi Rama , kudo Edi Rama . Po abuzon me pushtetin sikur ta kishe prone private , as enver kurva nuk guxoi nje gje te tille .
    -Fillove te grabisesh tokat e shqiptareve si pa te keq duke ua dhene krimineleve qe nuk te ndahen per asnje cast .
    -Krijove teorine e investitorit strategjik , qe faktikish nuk ka breke ne bythe por qe ne realitet je ti dhe vetem ti .
    -I perdore te gjithe bashkepunetoret e tu dhe ne fund u fute gishtin duke u thene se faji eshte personal .
    -Aq keq i bere ketij kombi dhe as shume e vodhe sa te gjithe pushtuesit e marre se bashu nuk ja kane bere .
    -Po çmimi inaftes pse nuk bie o pallosh ? Po ushqimet pse ? Apo keshtu ti vjedh popullin dhe njekohesisht fryne xhepat e tu dhe te oligarkeve qe neser te blesh perseri pushtet?
    -Mbsai vodhe e stervodhe shqiprine nje dite te mire fillove dhe ta shesesh per pushtetin tend .U propozove grekeve marrezine e pafalshme , ishujt do kene statusin e kontinentit dhe kufirin prej12 miliesh kur me ta largesia me e madhe si kap 6 milie . Pse?? Na thuaj pse e bere?
    -I jep atij kurves hoxhis butrintin kur ai na thote se shqiperia nuk duhet te ekzistonte dhe se ajo eshte nje krijese e anglise.(???!!!???)
    Çte mollois me pare o pallosh , ke bere aq shume ligesira dhe te keqija saqe nuk numerohen dot te gjitha o kurve e parase . Ka aq shume antishqiptarizem tek ty saqe edhe mendja me e mire nuk arrin as ta mase dot sasine e ligesise se saj o kurve pushteti . Pse o kurve pse ?
    Pse o kurve e urren kete vend ?
    Pse o kurve nuk i do shqiptaret ?
    Pse o kurve i bere shqiptareve dhe te pabere dhe te paimagjinuaren ?
    Pse o vellezer shqiptar nuk ngriheni e tja thyejm koken kurvave te tilla pa dine e iman qe perveç ligesise nuk kane asgje te mire ne vetvete ? Edhe muti ne vetvete e ka nje te mire se perdoret si pleh ndersa keto kurvat e politikes kane vetem nje synim , te bejne keq dhe vetem keq .
    Pse gjithmone te drejtohemi nga te ligjt dhe antishqiptaret ? Lexojeni edhe nje here artikullin me kujdes , lexoni edhe replikat dhe akuzat e metes kunder palloshit . A nuk e perceptoni se po na trajtojne si nje gje pa vlere , si nje perservetiv qe duhet heshur ne plehra ? Ti duhet te ikesh sezben o krijes e peshtire , me dhune pa dhuen ti duhet te shporresh perfundimisht nga politika . A nuk duhet te reagojme sa me shpejt ? Ka ardh dita per nje revolucion mbare popullor , ka ardh dita qe shqiperia te jete vetem e shqiptareve te ndershem e patriot .

  11. Ne 1983 , Edi Rama ka qene student ne l Institut te Arteve mor ti “me emer , dhe ka qene 19 vjec dhe jo 17 ( sepse eshte datelindja 1964 ) .
    Asokohe, futeshe ne shkolle te larte njelloj si sot-18 vjec. !
    Por ne ndryshim nga sot, ne ate kohe per shtetin , nje 19 vjecar konsiderohej kuader ( sidomos kur ishe djali I Kristaqirit dhe nip I Barba Spiro Kolekes .
    Ne ate kohe ishte e zakonshme qe edhe adoleshente te liceut apo giimnaziste me biografi te mire, te aktivizoheshin ne sherbimet suplememtare te diktatures dhe kete gje e di dhe bufi , e jo me Rama qe ishte krejtesisht adult.
    Edhe nickname i spiunes te karikaturuar nga Rama adoleshent- quhet Neta
    .Sic duket Rama e ka te rrenjosur shume thelle kompleksin e Edipit , saqe edhe tani qe eshte moshatar, kerkon femra qe ti ngjajne Netes ( Anetes) – tip Lindita Nikolla .

    1. Ajo qe drejton dhe eshte agjente e vertete quhet Madame Madewell !!!Gruaja me kalipso te zeze ne balle nga Surrei !Gruaja me pa skrupuj dhe pa moral qe po shkaterrimin Vendin pike !! Edi Rama nuk ka tru eshte poshte mesatares kur nuk merr droge kur ja injekton Ajo i ngrihet pak niveli por nuk i shkon me shume se nje nivel mesatar!Prandaj Ustallaret i thane te martohej me kete grua !Ustai e ka pergatitur kete per ti bere vetem keq Shqiperise!!!Vjedhje ,Largimi i te rinjve dhe trurit te vertete dhe patriot,Friksime me non grata,Tjetersimi I pronave duke bere Qoka te medha per tutoret e te dyve,Futje ne burg per nje fature elektrike,Dhe me e keqja nen drejtimin e saj eshte rritur borxhi qe Do te thote Femijet qe lindin do te kene te varur nga nje gur te rende ne qafe pra Do te jene skllever te familjes Basha&Rama!!Lista eshte sh e gjate !!!!Vetem keq ketij populli I kane bere!!!Monstrat e Surrelit Kane punuar dhe po punojne per Bosat e tyre me cdo mjet varferojne Shqiptaret dhe cantat te mbushura ja cojne tutoreve qe te qendrojne me gjate ne pushtet!

  12. Edi Rama mund te kete bere ndonje karikature per revisten Ne sherbim te popullit po nuk qe spiun i sigurimit si Ilir Bythqiri Kishte shume piktore dhe gazetare qe shkruanin te kjo reviste po sqene spiun te sigurimit o katunar Cepani Tani do filloj ndjekja jote penale dhe do paguash per te gjitha vjedhjet,abuzimet,spiunime dhe krimet qe ke kryer Salih Berisha te akuzuar si hajdut ,trafikant dhe kriminel Tani hani koken e njeri tjetrit

  13. Mos e vër në të njëjtën peshore maskarain nga Çepani me kryeministrin!
    Nuk ka fare elemente krahasimi….
    Ajo që duhet thënë ,është se Edi Rama ,gjatë gjithë jetës së tij i ka pasur gjërat gati,çdo kërkesë i plotësohej,çdo rrugë i hapej, shkollë pallë,punë pallë,martesë pallë….këto në sajë të pozitës sociale- politike të prindërve..Atje ku duhet të tregonte karakterin Edi Rama,në sport, mbahet mend si një dështak tekanjoz!
    Edhe në politikë,e morën,e zgjodhën e futën,e përzgjodhën…
    Prandaj ai kërkon që domosdo të lerë gjurmë si njeri me peshë në historinë e Shqipërisë…..i mungon ajo që njeriu krijon vetë…!
    Edi Rama shkruan mirë,por nuk është njeri i lexuar, sepse rëndësi ka në shkrime ajo që i përcjell të tjerëve,jo që të shkarkosh brengën tënde!
    Kur lexon” Kurbanin “e tij,por edhe mjaft shkrime të tij,përfshihesh në vorbull fjalësh dhe idesh,me ritëm të lartë aq sa duhet të zgjedhësh një skaj për t’a filluar shturritjen e lëmshit….në këto raste kujtohesh për ndonjë shokun tënd psikiatër….
    Përsa i takon politikës,edhe këtu po imiton Berishën.
    Personalisht mendoj se Edi do t’i bëjë të vuajnë shumë njerzit pranë tij?

  14. Ramovici ka shitur Kosoven dhe Detin e jugut te Greku. Ka shitur gjithashtu Butrintin dhe ka degjeneruar Shqiptaret me pseudonimin Droga.

  15. kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja c’ka thënë:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.Te gjithe shpellkare spiuna 80 leksha kane dite qe mbrojne agjentin e sigurimit Ilir Metaj me dokumenta te nxjerre nga vete i demtuari,kur foli salih metaj shpellkaret pushtuan lapsin dhe syrin ne komente per ti treguar salih metaj qe ne jemi me ju,rrofshin spiunet e dyshes agjent salih metaj

  16. Kthesa e tij e papritur ka nisur pas miratimit të ligjit për dosjet më 2015, kur befas në formularët e deklarimit të pasurisë ai firmos me Ilir Metaj

    Pra ne tani kemi dy formularë të tij, atë të vitit 2010 fjala vjen ku ai nënshkruan me Ilir Meta dhe atë të vitit 2016 ku ai firmos me Ilir Metaj, ndërkohë që në publik mban emrin Ilir Meta.

    Pra momenti i kthesës për të është viti kur miratohet ligji për dosjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *