• |
ide | kryesore

Zjarr në kodrat e Patosit, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Bie zjarr në vendin e njohur si “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit. Mësohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.

Gjithashtu mësohet se po digjen ullinj të rinj dhe shekullorë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *