• |
ide | kryesore

Çfarë do të ndodhë në veri të Kosovës? Kurti: Gjithçka varet nga Beogradi

-Instant, Lajme, Të fundit



Barrikadat në veri të vendit kanë nisur të hiqen, por kryeministri Albin Kurti thotë se nuk mund të parashikohet se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme në atë pjesë të vendit.

Kurti në një konferencë për media tha se konflikti është strehë për bandat kriminale në veri, ndërsa tha se beson se institucionet e vendit nuk do ta lajojnë destabilizimin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Bandat kriminale janë jashtë ligjit dhe konflikti është strehë për ta. Ne disa gjëra mund t’i parashikojmë, disa nuk mundemi. Sepse ka edhe gjëra të tilla që nuk planifikohen fare në Kosovë, vetëm ekzekutohen në Kosovë. Por me organet tona të rendit dhe sigurisë, me bashkëpunimin tonë me partnerët ndërkombëtarë, unë besoj që nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim në baza etnike apo fetare”, tha ai.

Kurti tha se vullneti nga Qeveria është i mirë, por zhvillimet e radhës varen vetëm nga Beogradi, strukturat e të cilit tha se po nxiten për të krijuar trazira në Kosovë.

“Ne e kemi vullnetin e mirë. A do të ketë zhvillime agresive e të dhunshme të veri të Kosovës nuk varet nga Policia e Kosovës, nuk varet nga ministri i Brendshëm, nuk varet nga kryeministri. Unë do të thosha që nuk varet as nga qytetarët atje, por varet vetëm nga ato struktura që po financohen nga Beogradi dhe po nxiten prej tij për të bërë trazira në Kosovë”, tha kryeministri. /GazetaExpress



1 Comment

  1. Te harxhojme gjithe energjine politike, per te bindur miqte tane qe te na lejojne te dergojme ushtrine ne veri dhe nuk do degjohet ze shkau te pipetije me. Te hargjojme gjithe energjine financiare te bleme arme moderne, dhe do shihni qe nuk do degjojme me politikan serb te pretendoje Kosoven perkundrazi do luten qe te shtyhet dita per te cliru pjeset shqiptare akoma te pushtuare nen Serbi. Albini dhe Vjosa sa me shume rrini dhe bindeni SHBA te na jap “lejen”,per veprim ne veri, dhe te na dergojne arme. vetem 1% e armeve qe ju derguan Ukraines duam.. Nderkohe shqiptaret ne Kosove mos te degjojne mediat e shituara ne Kosove (qe pikerisht ne keto momente konflikti u bien maskat) por te pergatiten qofte dhe per viktima. Pa viktima dhe heronje nuk arrijme dot asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *