• |
ide | kryesore

Emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, vihen në pranga 2 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës për transportim të  emigrantëve të paligjshëm, ndërsa një i tretë mundi të arratiset. Blutë arrestuan shtetasit Gentiana Lipo dhe Klorent Larti dhe u shpall në kërkim shtetasi Kostandin Ziu. Policia arriti të identifikojë mjetin që trasportonte emigrantët dhe ka sinjalizuar që të ndalojë. Në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, Korçë, për shkak të shpejtësisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, pasi ka vënë re se ishte akoma nën ndjekjen e policisë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet nga vendngjarja. Në automjetin e braktisur u gjetën shtetasja Lipo, e cila u arrestua nga Policia, si dhe 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua edhe shtetasi Klorent Larti, i cili është afruar në vendin e ngjarjes dhe është konfliktuar me punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për t’u larguar dhe duke i kundërshtuar me dhunë ata.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja Gentiana Lipo dhe shtetasi Klorent Larti janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Po vijon puna për kapjen e shtetasit Kostandin Ziut dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *