• |
ide | kryesore

Ktheheshin nga pushimet në Shqipëri, ndërrojnë jetë në aksident dy bashkëshortët

-Instant, Lajme, Të fundit



Një çift bashkëshortësh shqiptarë kanë ndërruar jetë në prani të fëmijëve të tyre 26 dhe 10 vjeç, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ionia Odos, në afërsi të Janinës, ndërsa dy viktimat kanë qenë duke u kthyer në Greqi pas pushimeve në vendlindje. 58-vjeçari ka ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për një problem teknik. Në kohën që ka dalë nga mjeti ai ka lënë të hapur derën e makinës. Të njëjtën gjë ka bërë dhe bashkëshortja e cila ka lënë të hapur derën pas shoferit duke dalë nga mjeti. Pikërisht në këtë moment një makinë që vjen me shpejtësi duke udhëtuar drejt Janinës ka përplasur të dyja dyert duke marr përpara edhe çiftin e bashkëshortëve, që kanë ndërruar jetë.

Dy fëmijët që ndodheshin në mjet janë dërguar në spital, pasi janë tronditur rëndë sepse gjithë skena e aksidentit ka ndodhur para syve të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *