• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Veri, Xhaçka: Jemi krah Kosovës!

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, ku u përdorën edhe armët e zjarrit nga serbët lokalë, që qëlluan në drejtim të policisë.

“Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës 🇽🇰”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja më tej thekson se vlerëson konsensusin e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe partnerit strategjik, SHBA për të shtyrë me 30 ditë aplikimin e reciprocitetit në doganat me Serbinë.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA🇺🇸& BE🇪🇺 është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës”, nënvizon Xhaçka.

 

 



9 Comments

  1. Te doli malli ?Apo kish pire me shume se duhet pas perdorimit te mallit,hajdute e piste !
    Foli e gjithe bota,nga dje,ku ishit ju monster e korruptuar ?!
    Moret leje nga Çiçi me Vu perpara ?!
    Normale se si te mos guxoni ti permendni emrin atij monstre keshtu do pesoje ky vend leshi !!!
    Emertesa jote si drejtoresshe e puneve te jashtme,me bennte ndjehem i turperuar,pijanece ordinere e baxhelle e flliqur !

  2. Shume heret u kujtove? Apo tani ta dha lejen palloshi ?
    Apo ishe duke u marre me rezortin?
    Jemi kthyer ne kavie te sektit mavi , duhet veprim .

  3. Yyyyt rrace e poshter copa injorantesh te shitur per tu harlsiur. Ju duhet te ishit ne burg te gjithe me ate vllehun ne krye Cpret tjeter kur ne krye jane ata si puna juaj qw kane mendjen vetem te vjefhin e zaptojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *